Vizitë në Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Xhaçkën
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell ditën e sotme do të vizitojë Tiranën.
Bëhet me dije se zyrtari i BE do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me ministren e Jashtme Olta Xhaçka. Pas takimit Rama dhe Borrell do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 11: 00.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.
Borrell është në një turn vizitash, ku do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë deri më 16 mars./newsbomb.al