Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Moti sot përgjithësisht i kthjellët, rriten temperaturat

Moti sot përgjithësisht i kthjellët, rriten temperaturat

Moti parashikohet i kthjellët me vranesira te pakta ne zonat malore. Ne oret e pasdites  shtim gradual vranesirash ne pjesen veriore dhe pjeserisht ate qendrore.

Gjatë ditës në zonat malore do të mbizotërojnë ngricat ,ndërsa në pjesën tjetër të vendit në orët e mëngjesit e të mbrëmjes mjegulla e mjegullina do të bëhën të pranishme në lugina.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-lindje  me shpejtësi 1-4m/sek dhe bregdet e lugina deri në 7m/s. Valëzimi në dete i forcës 1ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore  -3 deri 14°C, në zona e ulëta   -2 deri 17°C , në zona bregdetare 4 deri 18° C.

Rajoni i Ballkanit do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore te qendrueshme Moti i kthjellet me vranesira ne zonen e Serbise.

Europa qëndrore dhe ajo lindore do të ndikohen nga masa ajrore të ftohta dhe të thata. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare. Pjesa perëndimore e Kontinentit europian do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë jugore.Moti  do te jete  kryesisht i vranet  i shoqeruar nga reshje shiu me intensitet  te ulet./vizionplus.tv

Prev Post

Vizitë në Ballkanin Perëndimor, Josep Borrell sot në Tiranë, takim me Ramën dhe Xhaçkën

Next Post

Lëvizja e papritur, 3 kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

post-bars

Leave a Comment