Lëvizja e papritur, 3 kryeministrat e vendeve të NATO-s hyjnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn
Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë pritet të vizitojnë Kievin ditën e sotme, për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky. Vizita është konfirmuar nga qeveria polake, e cila tha se qëllimi i udhëtimit është të konfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, shkruan BBC.
“Qëllimi i kësaj vizite është të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën dhe ukrainasit,” tha ministri polak.
Ukraina është zgjuar sot në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.
Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.
Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës. Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit.
\infoshqip.com