Sullivan: Putini është i zhgënjyer nga përparimi i ngadaltë i forcave ruse në Ukrainë
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte i zhgënjyer që forcat ruse nuk kishin arritur të tregonin përparimin e dëshiruar në Ukrainë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte i zhgënjyer që forcat ruse nuk kishin arritur të tregonin përparimin e dëshiruar në Ukrainë.
Në një intervistë për CNN, Sullivan tha se dështimi i forcave ruse për të bërë përparimin e dëshiruar në qytetet e mëdha, përfshirë kryeqytetin Kiev, e kanë zhgënjyer Putinin dhe se këtë e provon edhe sulmimi i të gjitha rajoneve të Ukrainës nga trupat ruse.
Duke vënë në dukje se inteligjenca amerikane kishte paralajmëruar kundër planit të Rusisë për të sulmuar Ukrainën, Sullivan tha se sulmi nuk ishte befasi për ta. Megjithëatë në Ukraine nuk ka dhe nuk do të ketë ushtarë amerikanë, rikonfirmoi ai.
“Ne do të mbrojmë çdo metër katror të territorit të NATO-s“,- tha Sullivan. Ai gjithashtu vuri në dukje se ata do të përpiqen të ofrojnë ndihmë ushtarake për luftëtarët ukrainas që mbrojnë me guxim atdheun e tyre.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) do t’i shtojnë presionet ndaj Putinit, vuri në dukje Sullivan, duke shtuar se kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake për Ukrainën, ajo fokusohet në sistemet e mbrojtjes ajrore.
Këshilltari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po monitorojnë nga afër Kinën dhe e paralajmërojnë administratën e Pekinit për pasojat e përpjekjeve të saj për të anashkaluar sanksionet kundër Rusisë në një shkallë të gjerë ose për të mbështetur fshehurazi Moskën.
“Ne nuk do të lejojmë asnjë vend në botë që të sigurojë hapësirë për t’u shpëtuar sanksioneve ekonomike kundër Rusinë”,- siguroi Sullivan./TRT