Kritikohet ashpër shkrimtari Paulo Coelho pasi tha se lufta në Ukrainë po përdoret për të shprehur rusofobi
Shkrimtari i njohur nga Brazili, Paulo Coelho ka marrë kritika të ashpra që nga dje, pasi që thënë publikisht se lufta në Ukrainë është një justifikim i përshtatshëm për të shprehur rusofobi
Autori i “Alkimisti”-t, e ka shprehur në platformën Tëitter mendimin e tij.
“Kriza në Ukrainë, një justifikim i mirë për rusofobi”, kishte shkruar ai, transmeton Gazeta Express.
Shkrimtari është kritikuar me ashpërsi nga përdoruesit e rrjeteve sociale, shumica e të cilëve kërkuan nga ai që të njoh impaktin shkatërrues të invazionit rus si dhe të publikojë fotografi të viktimave dhe rrënojave të shkaktuara nga ushtria ruse.
Pas kritikave të shumta, ka reaguar Coelho, duke u munduar të jap një sqarim.
“Isha në Lviv, Odesë, Jaltë, Çernobil (Ukrainë). Kam përshkuar 10,000 kilometra me tren nga Moska në Vladivostok (Rusi). Po, po zhvillohet një luftë: por mos fajësoni njerëzit e zakonshëm”, thuhet në reagimin e shkrimtarit./ KultPlus.com