Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Studentët e Kamzës në këmbë drejt Sheshit Skëndërbej, arrijnë në Laprakë, i shoqërojnë forca të shumta policie

Studentët e Kamzës në këmbë drejt Sheshit Skëndërbej, arrijnë në Laprakë, i shoqërojnë forca të shumta policie

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur sot në protestë, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburantit dhe prdukteve ushqimore.

Marshimi i tyre që nga ambientet e Universitetit vijon prej më shumë se 50 minutash, ndërkohë që në disa momente janë përkrahur edhe nga dejtuesit e mjeteve të cilët kanë fikur automjetet e tyre në mes të rrugës.

Aktualisht ata ndodhen në zonën e Laprakës, ku me brohoritje po u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen për të shkuar drejt qendrës së Tiranës.

Më herët ata bllokuan 5 minuta nënkalimin te “Casa Italia” e më pas vijuan marshimin.  Dhjetra efektivë të forcave Shqiponja po shoqërojnë protestën marshim të studentëve të Universitetit Bujqësor, që i janë drejtuar me këmbë kryeqytetit.

Ndërkohë, që prej mëngjesit të sotëm edhe studentët e Universitet Fan Noli në qytetin e Korçës janë ngritur në protestë,  ku pas bojkotimit të mësimit ata kanë nisur marshimin drejt qendrës së qytetit.

Protestës së studentëve të qytetit të Korçës u janë bashkuar edhe dhjetra qytetarë. Sipas informacioneve mësohet se gjatë marshimit të tyre nuk kanë munguar as përplasjet me forcat policore.

Më herët edhe Sindikata Shqiptare e Taksistëve, përballë Kryeministrisë kërkuan uljen e çmimit të naftës ose në të kundërt do të ketë një përshkallëzim të protestave të tyre./newsbomb.al

Prev Post

Kalaja e Lëkurësit, monument me vlera historike dhe kulturore

Next Post

Libri i Javës në IETT/ “Shkretëtira e Tartarëve” nga Dino Buzzat

post-bars

Leave a Comment