Rubrika letrare Kontakt| 5 poezi nga Mimoza Eliona Osmani
Si mund
Kam dashuruar dhe herë të tjera,
kam puthur buzë, kam puthur sy,
por buza jote shpirt është si vera, si mund të mos qëndrojë aty!?..
Si mundem të sfidojë një pije!?..
Më deh ti kur me fund të pi
Më duket se ngjitem ndër yje, çdo puthje qenka një magji…
Dielli dhe hëna.
Dielli dhe hëna dy miq të vjetër
Duhen siç duhen dy ashik
Kurrkund nuk ka si ky çift tjetër
S’di ku takohen është vend mistik.
I shtriu terri të zezat duar
E hodhi nata vellon e parë
Kur drita ditën ka tradhtuar
Qilimi i flaktë mbi det sipar
Takimi tyre thonë s’bëhet kurrë
Se dielli ikën kur afron nata
Dhe hëna s’gjeti tjetër burrë
Veç kaltërsi puthi e ngrata.
Çudi si mbeten të dashuruar!?
Kur nuk janë prekur asnjëherë
Njëri Olimp me mall bekuar
E tjetra Doruntinë me verë…
Si nuk janë mbytur netëve në pritje!?
Flokët e mallit bregu jua kreh
Prej qielli valëve bëjnë shëtitje
Agimi ri i deh , i deh…
Ndaj dashurohen përsëri
Me heshtje flasin herë pas herës
Kjo pritje i ripërtëri
Si lulet në prag të pranverës.
Jam shejtania lozonjare
Syri im i madh magnet
Jam unë hëna në dritare
Luajmë si valët nëpër det.
Trembesh nazeve të mia!?
Nuk janë plumba, mos ki frikë
Brenda struket galaksia
Murg bëjnë dhe një heretik
Bie këmbanë ndizen pishtarë
Purtekë brenda tëndit burg
Naz i zemrës magjistar
Flakë e shpirtit gjen një rrugë…
Jam shejtania lozonjare
Ti m’i hidh nazet mbi fletë.
Jam e botës sundimtare
Muzë poetësh në dy jetë.
Do të të bëhem balerinë
Hape shishen e verës shpirt.
Do të të bëhem sonte profesioniste balerinë
Ti eja me gotën e verës, si xhentëlmen partner
Ndoshta e ringjallim si flakë prometeu dashurinë
Për tabaka … këpucën do të nxjerrë…
Sonte s”do të jetë hera e fundit si natë finale…
Dhe show s’bëjnë veçse të showbiz…
Mban mend kur puthjen e parë më fale!?
Jashtë, le të binte breshër, breshër si “oriz”
Hape shishen e verës zemër
T’a pijmë së bashku me puthjen erosin , pikë- pikë
Mes qiell lumturisë të ngre veçse një femër
Magjitë e erërave..tek cikë…
Eja i dashur ,sonte s’dua të jem dembele…
Sfidave të jetës s’u jam fshehur asnjëherë
Kam harruar të jem grua- karamele
Të shkrijmë të dy si sheqer…
Hape shishen e verës shpirt.
Ke harruar
Ke harruar një lot të brishtë tek mua
Një puthje me afsh të nxehtë, të zjarrtë
Shuaje me frymë , si qiri , se nuk e dua…
Veç ler pak mjaltë , mbi mjaltë.
Më kanë përvëluar , dy buzët e tua
Kur gdhendën dy fjalët të dua , me daltë…
Edhe djalli vetë, do të më bënte grua
Të shkelje mbi borë , burimit të malltë.
Ke harruar marrëzi ,edhe paqe tek unë
Një puthje , si prushi, si vera
Rrëmbeje si erë ,që fryn ndër furtunë
Edhe falëm , me mijëra të tjera…