Pamje: Turqia teston modeli i ri Bayraktar
Prodhuesi kryesor turk i dronëve Baykar ka testuar me sukses një model të ri të avionit luftarak Bayraktar Akinci B, raporton Anadolu Agency (AA).
“Bayraktar Akinci B është ngritur në qiell!”, shkroi Baykar në Twitter.
Ndërsa modeli i mëparshëm, Akinci A, ka 900 kuaj fuqi (hp), modeli i ri ka 1500 hp përmes dy motorëve 750 hp.
Fluturimi testues zgjati një orë e 16 minuta, ku dhe parametrat aerodinamikë të avionit u testuan me sukses.
Shefi i teknologjisë së Baykar, Selcuk Bayraktar, tha se Akinci B është droni i armatosur më i fuqishëm dhe më i aftë për luftim në klasën e tij në botë.
CEO Haluk Bayraktar tha se Baykar ka përfunduar marrëveshjet e eksportit me të dy vendet për modelin e ri.
“Pas Akinci B, Akinci C me 1900 kuaj fuqi së shpejti do të jetë në qiell”, tha Bayraktar.
Bëhet fjalë për një projekt për zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot, i cili po zbatohet nën drejtimin e Drejtorisë për Industrinë e Mbrojtjes të Turqisë. Zhvillimi dhe prodhimi i avionëve bazohen në burimet vendase turke. /tesheshi.com/