Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Turqia ndërmjetësuese e Rusisë dhe Ukrainës/ Ministrat e Jashtëm të palëve takohen në Antalja

Turqia ndërmjetësuese e Rusisë dhe Ukrainës/ Ministrat e Jashtëm të palëve takohen në Antalja

Të hënën, Ankaraja njoftoi një takim midis ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas, të ndërmjetësuar nga Turqia, në Antalia.Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se do të takohet me homologët e tij rusë dhe ukrainas në një takim trepalësh gjatë Forumit Diplomatik të Antalias më 10 mars.

Çavuşoğlu e bëri të qartë se prioriteti i vendit të tij është ndalimi i konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, duke iu referuar përpjekjeve të Turqisë në këtë drejtim. “Para sulmit, ne bëmë përpjekje të mëdha për të bashkuar palët ruse dhe ukrainase”, tha ai.Duhet ditur se edhe Pekini ofroi ndërmjetësimin mes Moskës dhe Kievit.Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë 19 telefonata me palët në konflikt që nga fillimi i sulmit. Cavusoglu shtoi se kishte bërë 40 telefonata me palët, duke theksuar se kishte folur me homologun e tij rus, Sergej Lavrov.Për ndërmjetësimin turk mes dy vendeve, ministri turk tregoi se Erdogan ia ka ngritur këtë çështje homologut të tij rus Vladimir Putin të dielën.

Ai shtoi se ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas kanë rënë dakord që takimi të mbahet në Antalia me praninë e tij.Takimi që do të mbahet të enjten e ardhshme, është i pari mes ministrave të dy vendeve pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt./atikalbania

Prev Post

Një letër e fshehur 194 vjet sfidon versionin e historisë mbi fundin e Ali Pashës

Next Post

“Rritje çmimesh në stratosferë”, DW: Pritet inflacion, recesion dhe shtrenjtim i mëtejshëm

post-bars

Leave a Comment