Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dokumentari i Uta Ibrahimit po rrugëton nëpër festivale botërore, së shpejti edhe në Kosovë (VIDEO)

Dokumentari i Uta Ibrahimit po rrugëton nëpër festivale botërore, së shpejti edhe në Kosovë (VIDEO)

Dokumentari i realizuar për Uta Ibrahimin po shfaqet nëpër festivale të ndryshme botërore, derisa shumë shpejt do të vijë edhe në Kosovë, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, është publikuar edhe një video e shkurtër e dokumentarit që përshkruan rrugëtimin e alpinistes, teksa kjo e fundit përpiqet të bëhet personi i parë nga Kosova që ngjitet në majën më të lartë në botë, Everest.

“Për ne si regjisorë, historia e Utës kapërcen aventurën dhe sportin. Jo vetëm sepse Uta vjen nga Kosova dhe u rrit gjatë një konflikti të ashpër etnik, por edhe sepse, si një grua nga Kosova, asaj i është dashur të luftojë për sponsorizim dhe njohje gjatë gjithë jetës së saj. Uta tani ka ngjitur gjashtë nga 14 majat e botës 8000 metra dhe qëllimi i saj është të ngjitet në pjesën tjetër. Askush, mbi të gjithë ne, nuk do të habitej nëse ajo e arrinte këtë më shpejt se sa vonë”, thuhet në njoftimin e regjisorëve.

Por ky film i shkurtër, i prodhuar nga Vest Media në bashkëpunim me Fondacionin Utalaya, ka të bëjë me ngjitjen e saj në Everest, atë që e vendosi atë në hartën brenda dhe jashtë vendit.

Duke përdorur pamjet që janë xhiruar me Utën, familjen dhe miqtë e saj në Kosovë, të kombinuara me pamjet personale të Utës të filmuara gjatë ekspeditës, mendohet që të jetë një histori që do të frymëzojë gratë dhe vajzat e reja anembanë botës. /KultPlus.com

https://www.facebook.com/UtaIbrahimi
Prev Post

Depresioni pas lindjes, problem në rritje për të cilin flitet shumë pak apo aspak!

Next Post

“Shpella e Artit”, qendra kulturore në malet e Tunizisë

post-bars

Leave a Comment