Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 TikTok nën hetim për ndikim tek fëmijët

TikTok nën hetim për ndikim tek fëmijët

Prokurorët amerikanë kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse TikToku ka ndikim negativ tek fëmijët dhe sigurinë e tyre.

Prokurorët nga Kalifornia, Florida, Kentaki, Masaçusets, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti po punojnë së bashku për të përcaktuar nëse TikTok ka shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ka rrezikuar publikun. Hetimi do të trajtojë dëmet e mundshme të shkaktuara tek të rinjtë dhe vuajtjet e tyre të mundshme për shkak të përdorimit të aplikacionit, si dhe atë që TikTok di për efektet e shërbimit tek fëmijët.

TikTok i kërkohet informacion mbi metodat e përdorura për të rritur angazhimin e përdoruesve mes të rinjve, si p.sh. rritja e kohës që ata shpenzojnë duke përdorur aplikacionin.

Ky koalicion i prokurorëve të shtetit kishte paralajmëruar një hetim të ngjashëm në nëntor për kompaninë Meta, e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Hetimi erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se kompanitë e teknologjisë do të jenë përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve në internet.

“Rrjetet sociale duhet të jenë përgjegjëse për eksperimentin kombëtar që kryejnë me fëmijët tanë në mënyrë që të përfitojnë”, tha Biden, duke i kërkuar Kongresit të forcojë privatësinë, të ndalojë reklamat e synuara për fëmijët dhe t’u kërkojë kompanive të teknologjisë të ndalojnë mbledhjen e informacionit personal për fëmijët./infoshqip.com

Prev Post

Tre herë brënda 24 orëve/ Ngrihet në mënyrë të kordinuar çmimi i naftës në Shqipëri

Next Post

Mikelanxhelo, një nga artistët më me ndikim të periudhës së Rilindjes

post-bars

Leave a Comment