Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Pazari Rilindje : Nga Udha e Mëndafshit tek Mikelanxhelo

Pazari Rilindje : Nga Udha e Mëndafshit tek Mikelanxhelo

Nga Enris Qinami

The Renaissance Bazaar: From the Silk Road to Michelangelo)

Libër nga historiani britanik Jerry Brotton

Rilindja është periudha e ndryshime të mëdha, ndikimet e të cilave ende ndihen në botën e sotme. Jerry Brotton rrëfen këtë periudhë të mrekullueshme në një libër që vendos zhvillimin e Evropës me një qasje dhe në një kontekst të ri. Ky libër është në zemër të një debati të rëndësishëm. Ai kontribuon për të njohur dhe kuptuar rolin që luajti Qytetërimi Islam në Rilindjen Evropiane. Falë kontaktit të Evropës me pjesën tjetër të botës, dhe veçanërisht me Lindjen e pasur dhe të kultivuar, Rilindja mundi të ishte ajo që ishte.
Evropianët atëherë e perceptuan veten në pasqyrën e Lindjes, Perandoria Osmane i bëri ata të vetëdijshëm për pozicionin e tyre relativ, dhe ishte gjatë kësaj periudhe, për shembull, që ata së pari e quajtën veten “Evropian”. Ky libër është tregimi i parë përmbledhës dhe i qartë i Rilindjes si një fenomen global, dhe jo si një ngjarje thjesht evropiane. Autori trajton vizionin tradicional të kësaj periudhe të cilën ai e përcakton mbi të gjitha si frutin e dobishëm të takimit të kulturave evropiane dhe orientale.
Evropa nuk ka tregtuar vetëm të mira materiale, por edhe njohuri dhe ide me këta fqinjë islamikë, afrikanë dhe aziatikë. Ky është thelbi i një historie kulturore e kalibrit të lartë, në të cilën Jerry Brotton zbulon elemente të tilla si interpretimi i pikturës së Holbein “Ambasadorët”, një katalog i ndikimeve ndërkombëtare në Evropë, ose ndikimi arab në shkencë, astronomi dhe gjeografi. Kjo qasje globale ofron një vështrim të freskët te figurave të njohura si Dante, Leonardo da Vinci, Koperniku ose Shekspiri. Brotton ndërmori një eksplorim të madh të pikturës, teknologjisë, tregtisë, artit, letërsisë dhe shkencës dhe hedh dritë mbi temat kryesore të kësaj epoke. Nga arkitektura në mjekësi, nga humoristët deri tek eksploruesit, bota tepër pjellore e Rilindjes vjen në jetë përmes këtij libri të arritshëm, megjithëse akademik, të drejtë, të thellë dhe të shkruar mirë, i cili ofron një vizion të Rilindjes si një epokë marrë-dhënije e ndërsjelltë, duke pasur shumë paralele me epokën aktuale.

/MEDIA KONTAKT

Prev Post

Tentativa e Banka qendrore ruse për t’i shpëtuar sanksioneve, rusët do paguajnë 30% komision për këmbimin e valutës së huaj

Next Post

Roli i mërgatës/ 108 vite nga Kongresi shqiptar i Triestes

post-bars

Leave a Comment