Një javë luftë/ Rusia heq flamurin ukrainas në selinë diplomatike të Kievit në Moskë, mbyllen dyert e ambasadës
Flamuri ukrainas është hequr në ambasadën e vendit në Moskë, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.
Sipas RIA, një shenjë që tregonte se ndërtesa ishte shtëpia e ambasadës ukrainase u hoq gjithashtu dhe dyert u mbyllën.
Qeveria ukrainase ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë më 24 shkurt, pasi Moska urdhëroi një pushtim të vendit./balkanweb.com