LAJM I FUNDIT/ Gjendet e masakruar me thikë familja shqiptare në Greqi, mes tyre edhe dy fëmijë 2 dhe 1 vjeç
Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne Greqi ku eshte gjendur e masakruar me thikë familja shqiptare në Greqi, mes tyre edhe dy fëmijë 2 dhe 1 vjeç.
Fëmija i madh i shtëpisë, 11 vjeç, ka gjetur pasditen e sotme çiftin shqiptar dhe dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç të masakruar me thikë. Fillimisht policia dyshoi se bashkëshorti vrau gruan dhe 2 fëmijët e me pas vrau veten.
Por pak më pas policia deklaroi se vrasja mund të jetë kryer nga ish bashkëshorti i gruas, me të cilin ka fëmijën e parë, 11 vjeç, i vetmi që shpëtoi gjallë. 11 vjeçari nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi.
Kryebashkiaku i zonës Andravida-Kilini, Janis Lenxas, ka folur i shokuar për ngjarjen duke konfirmuar se bëhet fjalë për familje shqiptare, me banim në Agjo Konstantino, Anfravida
(BalkanWeb)