Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Lukashenko fut ushtrinë me 48 mijë trupa në betejë

Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Lukashenko fut ushtrinë me 48 mijë trupa në betejë

Shërbimet amerikane të zbulimit, presin që që udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, të hedhë ushtrinë e tij prej 48,000 trupash në Ukrainë, në orët ose ditët e ardhshme, për të mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainës. Deri më tani, Bjellorusia është përdorur si terren për forcat ruse për të goditur Kievin nga veriu dhe besohet se vetëm disa forca të posaçme bjelloruse kanë marrë pjesë në ndonjë luftim, por me agresionin e Rusisë që ka hasur në rezistencë më të fortë sesa mund të kishte pritur Kremlini dhe me Kievin që vazhdon ende të mbahet, udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duket se po i drejtohet aleatit të tij të vjetër për të forcuar sulmin. Përfshirja e plotë e Bjellorusisë rrezikon hapjen e një vije tjetër të frontit në luftë. me frikën se forcat bjelloruse jo vetëm që do të përforcojnë rrethimin rus të kryeqytetit të Ukrainës, por gjithashtu do të mund të godasin më gjerësisht në veriperëndim dhe qendër të Ukrainës, duke rrezikuar Lvivin, ku dhjetëra mijëra të evakuuar janë të bllokuar dhe presin deri në dy ditë për të kaluar kufirin për në Poloni. Udhëheqësi bjellorus, Lukashenko ka thënë më parë se forcat e tij nuk do të marrin pjesë në asnjë veprim ushtarak kundër Ukrainës. Më 24 shkurt, pas një takimi me Putinin, ai njoftoi se kishte rënë dakord të mbante trupat ruse të stacionuara në Bjellorusi. Që atëherë, ai ka thënë se Ukraina po humbet luftën dhe ka ofruar të organizojë bisedimet e paqes./www.puls7news.com

Prev Post

Turqia mbyll ngushticat për anijet luftarake

Next Post

Të gjithë veshën bluzën ‘kundër luftës’, por kapiteni turk e refuzoi për këtë arsye!

post-bars

Leave a Comment