LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lufta në Ukrainë/ Putin vë në gatishmëri fuqitë bërthamore ruse

Lufta në Ukrainë/ Putin vë në gatishmëri fuqitë bërthamore ruse

Putin udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes që të vendosë forcat e parandalimit bërthamor rus në gatishmëri të lartë pas “deklaratave agresive” të NATO-s, shkruan Sputnik.

“Unë urdhëroj Ministrinë e Mbrojtjes dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura që të vendosin forcat e parandalimit të ushtrisë ruse në gjendje të posaçme gatishmërie për luftim”, tha Putin gjatë një takimi me udhëheqjen e forcave të armatosura të vendit të tij që u transmetua në televizionin shtetëror.

“Siç mund ta shihni, jo vetëm që vendet perëndimore po marrin masa armiqësore ndaj vendit tonë ekonomikisht – dua të them sanksionet e paligjshme që ne të gjithë i njohim shumë mirë, por edhe liderët e lartë të NATO-s po i lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive për “Vendin tonë”. tha Putin.

Pak ditë më parë, Vladimir Putin kërcënoi në mënyrë indirekte se do të përdorte armë bërthamore, duke thënë se nëse Perëndimi ndërhynte, do të kishte “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”. “Kushdo që përpiqet të na ndalojë dhe të krijojë kërcënime të mëtejshme kundër vendit tonë, kundër popullit tonë. Ai duhet ta dijë se reagimi i Rusisë do të jetë i menjëhershëm dhe do të çojë në pasoja që nuk i keni parë kurrë në historinë tuaj”, tha Putin në një fjalim duke njoftuar “operacion ushtarak” në Ukrainë.

Politico iu referua gjithashtu “zgjedhjes bërthamore” të Putinit, duke vënë në dukje se që nga dita kur presidenti rus njohu rajonet Donetsk dhe Luhansk në Donbass si shtete të pavarura, në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është në qendër të vëmendjes./gazetashekulli

Prev Post

“Mosha dyzetvjeçare është pleqëria e rinisë. Mosha pesëdhjetëvjeçare është rinia e pleqërisë.”

Next Post

Në vitin 2023 Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon

post-bars

Leave a Comment