Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lëngu i qepës për aneminë dhe uljen e sheqerit në gjak

Lëngu i qepës për aneminë dhe uljen e sheqerit në gjak

Qepa është një aleat kundër shumë problemeve. Qepa është pjesë e familjes botanike të zambakut dhe njihet për vlerat e saj shëndetësore.

A ju ka pickuar ndonjëherë bleta? Nëse po, duhet të dini që lëngu i qepës ofron lehtësim të menjëhershëm. Vuani nga pagjumësia? Pini lëng qepe për një gjumë të qetë.

Jo vetëm kaq. Kombinoni lëngun e qepës me shafranin e Indisë për një lëkurë plot shkëlqim ose nuhasni një qepë për qetësim të menjëhershëm kur keni gjakderdhje nga hundët.

Qepa përmban fenolë dhe flavonoidë që luftojnë inflamacionin, ulin kolesterolin dhe shërbejnë si antioksidantë.

Për shkak të efikasitetit të saj, qepa rekomandohet si një kurë ndaj temperaturës, rënies së flokëve, për fertilitetin e të tjera. Sugjerohet të pini një gotë me lëng qepe me stomak bosh herët në mëngjes.

Nëse ky lëng ju jep ndjesinë e djegies, atëherë pas lëngut të qepës, pini një gotë me ujë të ngrohtë me një lugë me mjaltë për të qetësuar fytin. Mos hani dhe mos pini asgjë për të paktën një orë.

Të gjitha varietetet e qepëve ofrojnë një larmi ushqyesish që gjithësesi ndikohen nga ruajtja dhe pjekja e qepës. Lëngu i saj është i pasur me vitaminë C, B6, acid folik, kalcium, magnez, hekur, krom dhe fosfor.

Kromi që gjendet tek qepa ul sheqernat në gjak. Lëngu rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga anemia. Le t’u hedhim një sy vlerave të shkëlqyera shëndetsore të lëngut të qepës të listuara.

Vlerat e lëngut të qepës:

1. Përmirëson tretjen

Qepët janë një burim i mirë i fibrës dietike të nevojshme për bakteret e shëndetshme që gjenden në zorrë.

Inulina përmirëson lëvizjet e tyre dhe siguron nivelet e duhura të baktereve të shëndetshme duke rregulluar tretjen.

2. Mbron kundër alergjive

Kuercetina që gjendet tek qepa, parandalon azmën dhe alergjinë. Ajo përthithet në sistemin tretës dhe qëndron në qarkullimin e gjakut për shumë kohë në krahasim me kuercetinën që përftohet nga ushqime të tjera.

3. Kundër të ftohtit dhe çrregullimeve të frymëmarrjes

Qepa vjen në ndihmë kundër të ftohtit dhe çrregullimeve të tjera të frymëmarrjes. Vajrat që gjenden tek qepa parandalojnë dhe shpërbëjnë mukusin e akumuluar në rrugët e frymëmarrjes.

Ajo është përdorur prej shekujsh për të shëruar kollën, bronshitin, bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes infeksionet në metabolizëm e të tjerë.

Përgatitja

Merrni një kokërr qepë dhe e ndani në katër-pesë pjesë

-Pjesët i hidhni në një kavanoz të mbushur me ujë të pastër (rreth 200 mililitër)

-Mbyllni kavanozin dhe e lini të qëndrojë për tetë deri në 10 orë në një vend të errët.

-Në mëngjes tretësira e fituar kullohet nga qepa dhe pihet esëll.

-Përsëriteni këtë për 40 ditë pa ndërprerje./inforculture.info

Prev Post

Korçë, reshje të dendura bore dhe stuhi ere, disa zona të bllokuara dhe pa energji elektrike

Next Post

Kievi refuzon negociatat në Minsk, propozon Stambollin, Varshavën, Bakunë ose Budapestin

post-bars

Leave a Comment