Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kievi refuzon negociatat në Minsk, propozon Stambollin, Varshavën, Bakunë ose Budapestin

Kievi refuzon negociatat në Minsk, propozon Stambollin, Varshavën, Bakunë ose Budapestin

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy tha se për negociatat me Rusinë, sugjeroi Stambollin, Varshavën, Bakun, Bratislavën ose Budapestin në vend të Bjellorusisë, e cila bëri sulme ndaj vendit të tij.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy tha se për negociatat me Rusinë, sugjeroi Stambollin, Varshavën, Bakun, Bratislavën ose Budapestin në vend të Bjellorusisë, e cila bëri sulme ndaj vendit të tij.

Në videomesazhin që ka postuar, Zelenskiy ka bërë vlerësime për qytetin që do të përcaktohet për negociatat me Rusinë.

Duke thënë se Rusia zgjodhi Minskun për negociatat, jo për ata por për veten e vet, Zelenskiy vuri në dukje se 4 ditë më parë, nga territori i Bjellorusisë u hodhën raketa në drejtim të Ukrainës, avionë, helikopterë dhe tanke vranë ukrainas dhe filluan të rrafshojnë shtëpitë.

Duke thënë se Kievi u sulmua 4 ditë më parë në orën 04:00 me orën lokale, ashtu si në vitin 1941, Zelenskiy tha: “Ti fjete, por ne u zgjuam. Ne nuk flemë më, ne luftojmë, ne luftojmë për vendin tonë”.

Zelenskiy deklaroi se ata do të kishin pranuar Minskun për negociata nëse vendi i tyre nuk do të ishte sulmuar nga territori bjellorus dhe tërhoqi vëmendjen për faktin se ata kanë zhvilluar negociata atje shumë herë gjatë neutralitetit të Bjellorusisë.

Duke iu referuar referendumit kushtetues, që mbahet sot në Bjellorusi, Zelenskiy tha: “Ju nuk e keni marrë ende vendimin tuaj të rëndësishëm. Varet vetëm nga ju, jo Rusia, Ukraina apo SHBA, por vetëm populli bjellorus”.

Zelenskiy tha: “Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Për negociatat me Rusinë, në vend të Bjellorusisë, nga ku u sulmua vendi ynë, ne propozuam Stambollin, Varshavën, Bakunë, Bratislavën ose Budapestit. Ne pranojmë çdo vend ku nuk dërgohen bomba nga territori i tij në vendin tonë. Vetëm në këtë mënyrë negociatat mund të jenë të ndershme dhe të përfundojnë vërtetë luftën.”

Ndërkaq zëdhënësi i Pallatit Presidencial të Kremlinit, Dmitriy Peskov, kishte thënë se delegacioni rus arriti në Gomel të Bjellorusisë për të nisur negociatat me ukrainasit.

Duke thënë se janë duke u përgatitur për të nisur negociatat, Peskov tha: “Në përputhje me marrëveshjet e arritura, delegacioni rus, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa institucioneve të tjera, mbërriti në Gomel të Bjellorusisë për të nisur negociatat me ukrainasit. Ne do të jemi të gatshëm t’i fillojmë këto negociatat në Gomel”.

Zëdhënësi rus Peskov, tha “Tani jemi duke pritur për ukrainasit”.

Zelenskiy: Erdogan dhe Aliyev do të ndihmojnë në fillimin e negociatave me Rusinë | TRT  Shqip
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy bëri vlerësime për sulmin e Rusisë ndaj vendit të tij në videomesazhin që ai postoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Prev Post

Lëngu i qepës për aneminë dhe uljen e sheqerit në gjak

Next Post

Kiev: Kemi shkatërruar një numër të madh avionësh rusë, meritë edhe e “Bayraktar TB2”

post-bars

Leave a Comment