Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kryeministri Kurti: Sulmi mbi Ukrainën është agresioni më i madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore!

Kryeministri Kurti: Sulmi mbi Ukrainën është agresioni më i madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore.

Ai theksoi se Kosova është e orientuar me BE-në e NATO-n, e po ashtu edhe me SHBA-të e Mbretërinë e Bashkuar, në përkrahje të popullit të Ukrainës.

“Sot është një mëngjes i trishtë në Evropë. Në këto qaste ku jemi ne në Prishtinë, në Ukrainë po ndodh invazioni rus, i cili është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i luftës së dytë botërore. Ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës, dhe jemi të orientuar bashkë me BE-në dhe NATO-n, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Mbretërinë e Bashkuar, për sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, pavarësinë e vendit dhe të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Ukrainës”, theksoi kryeministri Kurti.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë./mejdani.com

Prev Post

TURQIA MBLEDH KËSHILLIN E SAJ TË SIGURISË / Diskutohet për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Next Post

E PLOTE/ Fjalimi emocionues i Presidentit ukrainas: Nëse na sulmoni, do shihni fytyrat tona, e telefonova Putinin, por…

post-bars

Leave a Comment