Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Bombardimet në Ukrainë, Xhaçka: Sulmi i Rusisë rrezikon miliona njerëz të pafajshëm

Bombardimet në Ukrainë, Xhaçka: Sulmi i Rusisë rrezikon miliona njerëz të pafajshëm

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për sulmet ushtarake që Rusia nisi mëngjesin e kësaj të enjteje mbi Ukrainën. Prej orëve të para të mëngjesit, raketa balistike dhe avionë bombardues rusë janë lëshuar mbi kryeqytetin Kiev dhe zona të tjera të Ukrainës.

Xhaçka shkruan se ky sulm sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.  Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së”shkruan Xhaçka në postimin e saj./https://newsbomb.al

Prev Post

Biden dënon ‘sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës’: Lufta do të sjellë një humbje katastrofike

Next Post

Emrin Vojsava nuk e kishte vetëm nëna e Gjergj Kastriotit, por edhe shumë gra fisnike arbërore

post-bars

Leave a Comment