Bombardimet në Ukrainë, Xhaçka: Sulmi i Rusisë rrezikon miliona njerëz të pafajshëm
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për sulmet ushtarake që Rusia nisi mëngjesin e kësaj të enjteje mbi Ukrainën. Prej orëve të para të mëngjesit, raketa balistike dhe avionë bombardues rusë janë lëshuar mbi kryeqytetin Kiev dhe zona të tjera të Ukrainës.
Xhaçka shkruan se ky sulm sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së.
“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së”shkruan Xhaçka në postimin e saj./https://newsbomb.al