LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Studiuesit zbulojnë dinozaur të ri pa krahë në Argjentinë

Studiuesit zbulojnë dinozaur të ri pa krahë në Argjentinë

aleontologët kanë zbuluar një dinosaur i ri në veri të Argjentinës.

Mbetjet e fosilizuara janë të një specie të re të quajtur “Guemesia Ochoai”, e zbuluar në Los Blanquitos, një formacion gjeologjik pranë Amblayo të provincës Salta.

Studiuesit nga Muzeu i Historisë Natyrore të Londrës thonë se zbulimi mund të jetë një i afërm i një grupi dinozaurësh pa krahë, që datojnë rreth 70 milionë vjet më parë.

Gjetja e një kafke pjesërisht të plotë sugjeron prova të reja të një ekosistemi nga periudha e Kretakut të Vonë.

Zbulimi i një dinozauri “Guemesia Ochoai” u bë në veri të Argjentinës, ku ka pak lloje të fosileve të tilla.

Paleontologët besojnë se kafsha e zhdukur mund të ketë qenë pjesë e grupit Abelisauridae të dinozaurëve theropodë ceratosaurian, një familje dinozaurësh mishngrënës me gjymtyrë të vogla të përparme dhe që kanë ngjashmëri të mëdha me një “T-Rex”.

Grupi Abelisauridae, në mënyrë tipike, ka përdorur kokën dhe nofullat e fuqishme për të kapur gjahun. Gjatësia e këtyre dinozaurëve ndryshonte nga rreth 5 deri në 9 metra.

Specia në fjalë lulëzoi gjatë periudhës së Kretakut dhe u përhap nëpër Patagoni e zona të tjera të superkontinentit të lashtë jugor të Gondvanës, një masë tokësore që përfundimisht u nda duke krijuar Afrikën, Amerikën e Jugut, Australinë, Antarktidën, nënkontinentin Indian dhe Gadishullin Arabik.

Profesor Anjali Goswami, udhëheqëse e kërkimit në Muzen e Historisë Natyrore të Londrës dhe bashkautore e studimit, tha se dinozauri i ri është mjaft i pazakontë.

“Ai ka disa karakteristika kryesore që të çojnë në përfundimin se është një specie e re, duke paraqitur informacione të reja të rëndësishme për një zonë të botës që ne s’e njihnim shumë. Kjo tregon se dinozaurët që jetonin në këtë rajon, ishin mjaft të ndryshëm nga ata në pjesë të tjera të Argjentinës duke mbështetur idenë e provincave të veçanta në Kretakun e Amerikës së Jugut. Dinozauri i ri gjithashtu na tregon se ka shumë më tepër për të zbuluar në këto zona që tërheqin më pak vëmendje, sesa disa nga vendet më të famshme të fosileve në botë”, u shpreh Goswami.

Fosilet Abelisauridae janë gjetur më parë në Afrikë, Amerikën e Jugut, Indi, Evropë dhe Argjentinë, ku deri më sot janë përkufizuar veçanërisht 35 lloje.

Shumica e fosileve të Argjentinës janë zbuluar në jug, megjithatë pak janë gjetur edhe në veriperëndim të vendit./TRT

Prev Post

“Exodus” dhe Bob Marley: Albumi që e përshkroi shekullin XX

Next Post

Kjo është erëza që mbron sytë nga 90 sëmundje

post-bars

Leave a Comment