LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Rusia të tërhiqet menjëherë”! Zbardhen diskutimet e para në OKB, i dërguari i Kievit i prerë: Kufijtë e Ukrainës janë të pandryshueshëm

“Rusia të tërhiqet menjëherë”! Zbardhen diskutimet e para në OKB, i dërguari i Kievit i prerë: Kufijtë e Ukrainës janë të pandryshueshëm

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u takua në një seancë urgjente të hënën vonë pasi presidenti rus nënshkroi një deklaratë për njohjen e dy rajoneve separatiste të Ukrainës, si shtete të pavarura.

“Kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës kanë qenë dhe do të mbeten të pandryshueshëm, pavarësisht nga çdo deklaratë dhe veprim nga Federata Ruse”, tha ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya.

“Ne kërkojmë nga Rusia të anulojë vendimin për njohjen dhe të kthehet në tryezën e negociatave”, tha ai. “Ne dënojmë urdhrin për të vendosur trupa shtesë pushtuese ruse në territoret e Ukrainës. Ne kërkojmë tërheqje të menjëhershme dhe të plotë, të verifikueshme të trupave pushtuese”.

https://pbs.twimg.com/media/FMLQpJTWQAEDSvg?format=jpg&name=small
Prev Post

“Qepa dhe hudhra e pasur me vitaminë C forcojnë sistemin imunitar”

Next Post

Basha në Radio Vatikani: Shqiptarët meritojnë dhe presin një ndryshim rrënjësor të kulturës politike në vend. Të kthejmë besimin te politika. E ardhmja lind mes sakrificash

post-bars

Leave a Comment