Zbulohet asteroidi i parë me tri hëna
Është zbuluar sistemi i parë i vëzhguar ndonjëherë i përbërë nga një asteroid dhe tri hëna
Asteroidi, i quajtur 130 Elektra, u zbulua në vitin 1873, por vetëm me kalimin e viteve u bë e mundur të shiheshin tre satelitët që rrotulloheshin rreth tij.
Lajmi, i publikuar në ”The Astrophysical Journal Letters” nga një grup studiuesish të udhëhequr nga Instituti Kombëtar i Kërkimeve Astronomike të Tajlandës, u bë i mundur falë përdorimit të teknikave të reja që kanë ”pastruar” imazhet e marra me Teleskopin e Observatorit Evropian Jugor (ESO).
Nuk është një gjë e re që një asteroid të udhëtojë së bashku me ”shokë” më të vegjël, por është jashtëzakonisht e rrallë t’i dallosh ata. Nga më shumë se 1,1 milionë asteroidë të njohur, vetëm rreth 150 janë parë që të kenë hëna.
balkanweb.com