LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Autokton”/ Londra Vendos që Vlorën e Sazanin t’i marrë Greqia, Austria të nesërmen i shpall luftë helenëve, përplasja e fortë mes fuqive të mëdha

“Autokton”/ Londra Vendos që Vlorën e Sazanin t’i marrë Greqia, Austria të nesërmen i shpall luftë helenëve, përplasja e fortë mes fuqive të mëdha

Konferenca e Ambasadorëve Londër, por zvarritej nëpër gjithë vitin 1913 nga Fuqitë prosllave. Por dhe greke! Vlorës iu shfaq një rrezik i ri, me një emër të huaj; Epir! Londra, Parisi dhe Shën Petërburgu kërkonin që ajo me gjirin e saj dhe ishullin, ti kalonin Greqisë. I diktuar nga Konti Bertold në Londër, Ambasadori Mensdorf kategorik, po e çonte Konferencën në rrezikun e luftës së Austrisë me Greqinë, me ato që po ndodhnin. Madje në të do të hynte dhe Perandoria Gjermane, perandori i të cilës, Vilhelm, ishte kunati i mbretit grek Kostandin, urdhëruesin e masakrave. Të gjitha rrugicat e marrveshjeve dukeshin se do të dilnin në rrugën e madhe të luftës, i vetmi qëndrim që po shtegëtonte me shpejtësi për tek shqiptarën e pafuqishëm e të pashpresë tërë çudi. Ata nuk e kishin parë dhe as përjetuar këtë buçimë e zjarr lufte që po ndizej për ta. Ishte vërtet e pabesueshme!

Kufijtë e Shqipërisë së përvijuar me ndryshime diplomatike ditore dhe masakra nga të gjitha anët ndaj popullatës së saj, Oborri Vienez me në krye kontin Bertold u imponohej të gjitha palëve, sidomos ndaj kërkesës nga ana e ambasadorit grek në Vienë; Ishulli i Sazanit hyn në ishujt Jonianë, dhe si i tillë duhet ti jepet Greqisë; Përgjigja e prerë e ministrit perandorak e rrënqeth ambasadorin grek; Kufijtë e Greqisë në veri do të jenë deri në lumin Kalamas! Në këtë kohë ministri jashtëm grek shprehej me një shpresë të mjegullt ndaj ambasadorit gjerman në Athinë; “Vlora duhet ti jepet Greqisë, dhe kufiri i Greqisë në anën e Veriut nga Gjiri i Vlorës, në veri të Tepelenës, malet e Dangëllisë, Panaritit, përfshirë dhe Voskopojën.”
Kryeministri francez Raimond Ponsuar i kërkon qeverisë së Romës që ishulli Sazanit duke bërë pjesë në ujrat e Jonit, duhet ti mbetet Greqisë. Por Bertold palës italiane i kërkon në mënyrë kategorike; Pretendimet greke ti kundërshtojmë me gjithë shpirt dhe këtë gjë e kërkoj prej Italisë! Kolegu italian, markezi San Xhuljani pranon; Se jemi në një mendje me kontin Bertold, që Vlora të mos i mbetet Greqisë, por Shqipërisë autonome dhe të neutralizohet, për të mos u bërë bazë navale ushtarake. Po të jetë e mundur tu lihet Grekëve ishulli i Kretës, në vend të ishullit të Sazanit.
Bertold urdhëron Mensdorfin në Konferencën e stërgjatur të Londrës për të qënë kategorik në çështjen e Sazanit në gusht 1913; Në Konferencë të ngulni këmbë në faktin e caktimit të kufijve të Shqipërisë së Jugut, të shpreheni në mënyrë të padyshimtë përkatësia e këtij ishulli ngaj shtetit të ri. Pas kësaj trysnie, Grei pranoi që ishulli i Sazanit ti kalohet Shqipërisë. Batalionet e shenjta që kishin marrë përsipër bashkimin e Jugut me Greqinë, formuar nga vullnetarë të ushtrisë greke, të shtuara me importimin e kriminelëve nga Kreta u lëshuan mbi popullsinë myslimane shqiptare duke i vrarë e masakruar, si edhe duke djegut e shkatërruar gjithë fshatrat e shtëpitë e tyre.

Qeveria greke deklaron se; Në rast se Komisioni cakton kufij që nuk që nuk do na përlqenin, qeveria jonë mund të refuzojë të zbrazë territorin e kontestuar , dhe ministri i jashtëm grek vazhdon; Trupat greke në Epir kanë urdhër tu kundërvihen vendimeve të Fuqive në rast nevoje.
Roma ngrihet në lartësinë e fuqisë që përfaqëson, duke kërkuar sanksione ndaj Greqisë; Në rast se Greqia do të mbante një qëndrim kërcënues kundër vullnetit të fuqive, atëherë duhen marrë edhe masa shtrënguese. Ministri i jashtëm italian i drejtohet palës gjermane i vendosur; Austro –Hungaria dhe Italia janë të vendosura që vendimet e Konferencës së Londrës të zbatohen, po të jetë nevoja edhe me anën e armëve.
Bertold i kërkon me forcë Berlinit se “Kajzeri Gjerman Vilhelm të ketë mirësinë të ushtrojë influencën e vet ndaj kunatit të tij, mbretit grek Kostandin, në mënyrë që ky të heqë dorë prej rezistencës së vet kundra zbatimit të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve, Londër, ndryshe Italia dhe Austro-Hungaria do e shihnin veten të detyruar që në çështjen shqiptare do imponojmë vullnentin tyre me mjete të atilla të cilat në Greqi duhet të shkaktonin një dëshpërim të vazhdueshëm. Qeveria gjermane me ambasadorin e vet; Fton edhe një herë qeverinë greke të heqë dorë prej rezistencës ndaj vendimeve të komisionit për caktimin e kufijve, sepse përndryshe pasojat nuk do të parashikohen! Mbreti grek Kostandin shkoi në Gjermani për kufirin verior, por nuk mundi të siguronte mbështetje. Bertold acaron së tepërmi marrdhëniet me Greqinë si prag konflikti; Përderi sa Greqia në çështjen e kufirit të Shqipërisë së Jugut mban një qëndrim të patolerueshëm dhe përderi sa të mbajë në këmbë aleancën me Serbinë që ushqen ndaj nesh ndjenja armiqësore, perandoria jonë është gati për çdo veprim.

(BalkanWeb)

Prev Post

Burimi i Shëndetit: Këshilla për trajtimin natyral të rrahjeve të shpeshta të zemrës

Next Post

Kina sanksionon dy kompani amerikane të armëve

post-bars

Leave a Comment