
Ortek i madh dëbore në Bogë-Theth, bllokohet qarkullimi
Një ortek dëbore ka rënë në aksin rrugor Bogë-Theth.
Autoriteti Rrugor Shqiptar publikon pamjet e ortekut i cili ka bllokuar qarkullimin. Ndërkohë po punohet për hapjen e rrugës.
“Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin
Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks
Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem”, njofton ARRSH.