LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sulm terrorist në Somali/ Kamikazi hedh veten në erë, 13 të vdekur, mes tyre politikanë e zyrtarë të vendit

Sulm terrorist në Somali/ Kamikazi hedh veten në erë, 13 të vdekur, mes tyre politikanë e zyrtarë të vendit

Të paktën 13 persona u vranë në Somalinë qendrore të shtunën pasi një nje person shpërtheu eksploziv mbi trupin e tij në një restorant të mbushur me zyrtarë dhe politikanë vendas.

Të vdekurit ishin kryesisht civilë dhe 20 të tjerë u plagosën në qytetin Beledweyne, tha zëdhënësi i policisë Dini Roble Ahmed. Shpërthimi shkaktoi “dëme të mëdha”, shtoi ai.
Një dëshmitar në Beledweyne tha se ai ndihmoi në evakuimin e të plagosurve pas sulmit të mesditës.

Kam numëruar shtatë të vdekur, duke përfshirë ushtarë dhe civilë, dhe mbi 10 të plagosur,” tha Aden Farah, një plak lokal.

Policia dhe zyrtarët qeveritarë konfirmuan se sulmi në restorant ishte rezultat i një kamikaze, por nuk dhanë numrin e viktimave.

Seri sulmesh
Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin, sipas një raporti të inteligjencës SITE, e cila monitoron grupet e armatosura në internet. Grupi, i cili sulmon shpesh objektivat e qeverisë dhe civilët, ka kryer dy sulme në dy javët e fundit. Al-Shabab e lidhur me Al-Kaedën synon të rrëzojë qeverinë qendrore. Një nga të vrarët në sulmin në Beledweyne ishte një kandidat në zgjedhjet parlamentare në vazhdim, thanë banorët. Zgjedhjet parlamentare filluan më 1 nëntor dhe fillimisht duhej të përfundonin më 24 dhjetor, por aktualisht do të përfundojnë më 25 shkurt.

Sipas procesit të tërthortë zgjedhor të Somalisë, delegatët, të cilët përfshijnë pleqtë e klanit, zgjedhin anëtarët e dhomës së ulët, e cila më pas do të zgjedhë një president të ri në një datë që ende nuk është caktuar. Sulmet e fundit nga al-Shabab mund të paraqesin më shumë probleme për zgjedhjet, të cilat janë vonuar me një vit.

(BalkanWeb)

Prev Post

Thënie për sfidat e jetës.

Next Post

Kancelari gjerman: Kur them BE, nënkuptoj edhe Ballkan Perëndimor

post-bars

Leave a Comment