Rritja e çmimeve, gati po pamundëson jetesën e familjeve që marrin ndihmë ekonomike
Rritja e çmimeve po varfëron pjesën dërrmuese të shqiptarëve dhe gati po pamundëson jetesën për të shumë të tjerë.
Personat që trajtohen me ndihmë ekonomike janë edhe ajo pjesë e popullatës që po e vuajnë edhe më shumë.
Sefedin Boriçi nga Dibra është një prej tyre. Sikur të mos mjaftonte shtrenjtimi i kostot së jetesës, 33-vjeçarit kryefamiljar prej gati dy muajsh i është hequr edhe pagesa e asistencës. Për këtë arsye ai i është drejtuar sot zyrës së punës në kryeqytet.
Në kushte të ngjashme ndodhen edhe të tjerë që marrin një shumë minimale në formën e ndihmës ekonomike.
Referuar të dhënave zyrtare, ndihma ekonomike është 8,5 herë më e ulët se sa nevojat. Sot një familje me 4 anëtarë mesatarisht përfiton 9 mijë e 861 lekëve, kur nevojat reale janë rreth 83 mijë e 4800 lekë.
Ndonëse ka pësuar rritje nga viti në vit, vlera e kësaj forme përkujdesje sociale mbetet e pamjaftueshme. Nga 5 247 lekë që merrte mesatarisht një familje në vitin 2018, shifra arriti në 9 861 vitin që shkoi.
Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, në vitin 2018 përfitonin këtë trajtim 53 114 familje, ndërsa shifra arriti në 64 710 vitin e shkuar.
Rruga Press