Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Thënie për lirinë

Thënie për lirinë

Thika që ngulet në emër të lirisë, ngulet në gjoksin e lirisë.

Kishit pushtet mbi popullin, deri në momentin që u morët gjithçka. Por nga momenti që i latë ata pa asgjë, atëherë i humbët ata, janë të lirë të votojnë kë të duan.

Kur populli ka frikë nga qeveria, është tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, është liri.

Politikë e mirë është ajo që e bën popullin të besojë se ai është i lirë.

Liria është e drejta për të bërë atë që ligjet lejojnë.


Njeriu i lirë është ai i cili nuk ka frikë për të shkuar deri në kufirin e logjikës së tij.

Skllav është ai që pret dikë për ta liruar.

Njeriu është i lirë nga çasti që ai dëshiron të jetë

Njeriu ka lindur për t’u lutur për liri, në një botë që nuk e toleron atë.

Liria është aftësia e njeriut për të marrë zhvillimin e tij në duart e veta. Është aftësia për të formuar veten. 

Mosbindja është themeli i vërtetë i lirisë. Të bindurit duhet të jenë skllevër. 

Skllavi nuk pyet nëse zinxhiri do të jetë prej hekuri apo floriri.

Kur ka shtet, nuk ka liri. Kur ka liri, nuk ka shtet.

Më mirë një orë jetë të lirë sesa dyzet vjet skllavëri dhe burg.

Shumica e njerëzve nuk e duan në të vërtetë lirinë, sepse liria presupozon përgjegjësinë, dhe shumica e njerëzve kanë frikë marrjen e përgjegjësisë.

Demokracia jonë vetëshkatërroht sepse abuzohet me të drejtën e lirisë dhe barazisë, sepse i mësoi njerëzit të konsiderojnë paturpësinë si një e drejtë, paligjshmërinë si liri, arrogancën e të folurit si barazi dhe anarkin si lumturi.

Liria është vullneti të jetë dikush përgjegjës për veten e tij.

I lirë është ai që mund të jetoj pa thënë gënjeshtra.

Sekreti i ekzistencës është të mos kesh frikë. Kurrë mos keni frikë se çfarë do bëhet me fatin tuaj, kurrë të mos jesh i varur nga dikush. Vetëm në momentin që refuzon çdo ndihmë, mund të bëhesh me të vërtetë i lirë.

Liria është të jesh në gjendje të kesh një distancë të caktuar nga të tjerët.

Njeriu është absolutisht i lirë dhe kështu që është plotësisht përgjegjës.

Liria e një personi duhet të arrijë deri aty sa që mos të shkeli lirinë e të tjerëve.

Liri do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e kanë frikë atë.

Askush nuk mund të jetë i lirë, nëse nuk është zot i vetes së tij.

Liria është e drejta për t’ju thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.

Në të gjitha vendet, në të gjitha kohët, prifti ishte i kundërshtari i lirisë.

Liria nuk është ajo që ju bëni, por ajo që bëni pas asaj që j’u bënjnë.

Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për t’u bërë më të mirë.

Ata që nuk lëvizin nuk i vërejnë zinxhirët e tyre.

Askush nuk mund të jetë plotësisht i lirë, në qoftë se të gjithë nuk janë të lirë. Askush nuk mund të jetë plotësisht moral, nëse të gjithë nuk janë të moralshëm. Askush nuk mund të jetë i lumtur, nëse të gjithë nuk janë të lumtur.

Nëse nuk besojmë në lirinë e të shprehurit të njerëzve që urrejmë, atëherë nuk besojmë aspak në atë.


Për të shijuar lirinë duhet të kontrollojmë veten.

Gënjeshtrat janë feja e skllevërve dhe e bosëve. E vërteta është zoti i njeriut të lirë.

Kur je më i fortë, të kërkoj lirinë time, sepse kjo është në përputhje me parimet tuaja.
Kur unë jam më i fortë, unë heq lirinë tuaj, sepse kjo është në përputhje me parimet e mia.

Pesë nevojat kyçe: Mbijetesa, Dashuria (dhe Pranimi), Fuqia, Liria, Kënaqësia.

Vetëm kur nuk keni asnjë qëllim në këtë jetë, jeni vërtet të lirë.

Liria është e drejta t’u thuash njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.

-… “për mua fjala” detyrë “është e rëndë dhe shtypëse. Kam përmbledhur detyrat e mia në një të vetme – për të vazhduar lirinë time. 
-Martesa dhe posedimi dhe xhelozia që e rrethon atë e skllavërojnë shpirtin. Kurrë nuk do të më sundojnë. Unë shpresoj të vijë një kohë kur burrat dhe gratë nuk do të tiranizohen nga dobësitë e njëri-tjetrit “.

“Liria konsiston në mundësinë për të zgjedhur midis asaj që është e mundur për mua dhe të jem përgjegjës për zgjedhjen time”

Liria është e drejta e çdo personi të jetë i sinqertë, të mendojë dhe të flasë pa qenë hipokrit.

Kur njerëzit janë të lirë të bëjnë atë që duan, zakonisht ata imitojnë njëri-tjetrin.

Liria është gjëja më e keqe për kreativitetin … Isha burgosur në jetën time për dy muaj. Ishin ditët më të lumtura në jetën time.
Salvador Dalí

Liria ekziston vetëm në botën ëndërrave.

” Askush nuk është i lirë kur ai varet nga shërbëtorët “


Nëse mendon se je i lirë, atëherë nuk mund të arratisesh.
Lirinë e ndërgjegjes njerëzit zakonisht e kuptojnë lirinë nga ndërgjegjja.
Liria jeton në zemrat e burrave dhe grave dhe nëse ajo vdes atje, as kushtetuta, as ligjet, as gjykata nuk do ta shpëtojnë atë.
Më mirë i lirë “i keq” sesa i detyrueshëm “i mirë”.
Unë do ta kuptoj sa e bukur është liria kur të ndiej se sa e hidhur është skllavëria.
“Nuk është e lehtë për këdo që ka mësuar të jetojë i lirë të vuajë skllavëri”.
Liria është të jesh në gjendje të kesh një farë distance nga të tjerët.
Vlerësoni lirinë tuaj.Shumë sakrifikuan për lirinë. Mbrojeni atë, mos e dorëzoni, dashurojeni atë.
“Liria nuk vjen nga kënaqja e të gjitha dëshirave, por nga kontrolli i dëshirave.”
Drejtësia dhe liria i kanë rrënjët e tyre në reagim dhe protestë.
Të jesh i lirë do të thotë të jesh i lirë nga dëshira për të qenë diçka.
E drejta nuk është diçka ta jep dikush, por diçka që askush nuk mund të ta marrë.

© copyright https://shprehje-filozofik.blogspot.com

Prev Post

Moti për ditën e enjte, 17 shkurt 2022

Next Post

Kosova sot 14 vjet shtet i pavarur dhe sovran!

post-bars

Leave a Comment