Presidenti ukrainas: Nuk e kemi parë ende tërheqjen e trupave rusë
Presidenti i Ukrainës ka reaguar për herë të parë pas raporteve se nga Rusia ka tërhequr disa nga trupat e saj nga kufiri. Duke folur për BBC në një bazë të stërvitjeve ushtarake në Ukrainën perëndimore, Voldymyr Zelensky tha:
“Të jem i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit dhe nuk kemi parë ende asnjë tërheqje të trupave rusë. Vetëm kemi dërgjuar.”
Ai tha gjithashtu se të gjithë njerëzit presin de-përshkallëzimin e situatës.
“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë që jemi të qetë sepse e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që ka filluar ”, shtoi ai.
Zelensky thotë se kur trupat të tërhiqen do ta shohin të gjithë – jo vetëm ushtria. “Por tani për tani janë vetëm deklarata.”- tha ai./infoshqip.com