Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Bie ortek në Qafë Thore, bllokohet rruga

Bie ortek në Qafë Thore, bllokohet rruga

Era e fortë gjatë orëve të natës ka shkaktuar ortek në zonën e tuneleve në Qafë Thorë. ARRSH bën me dije se po punohet për hapjen e këtij segmenti për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë në disa akse rrugore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës të cilat janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.

“Reshje me intensitet të ulët kanë përshkuar vendin. Grupet e punës me mjetet dhe punëtorë janë në çdo rrugë nacionale për të siguruar qarkullim normal

Në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës të cilat janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes

Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku po punohet për hapjen e këtij segmenti”, njofton ARRSH.data:

Rruga Press

Prev Post

Vuçiç i dorëzon “Medaljen e Artë” , Johnny Depp : Do të doja një jetë të re këtu në Serbi

Next Post

PD nxjerr dokumentet për inceneratorin e Elbasanit: Si u firmosën 17 procedura brenda një dite. Ja draft-kontrata që mban firmën e Kokës

post-bars

Leave a Comment