LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shpikësi i parave: ç’e çoi atë të dënohej më vdekje?

Shpikësi i parave: ç’e çoi atë të dënohej më vdekje?

Pionierët shumë shpesh shoqërohen nga fama dhe fatkeqësitë. Kështu ndodhi me letonezin Johan Palmstruch (1611-1671).

Djali i një tregtari nga Amsterdami, ai u vendos si i ri në Stokholm dhe më në fund arriti në oborrin e mbretit Carl X Gustav, i cili ishte i impresionuar nga njohuritë e tij për financat.

Në vitin 1656, mbreti suedez i dha Palmstruch-it detyrën për të modernizuar financat e vendit të tij, të cilat në atë kohë bazoheshin në shkëmbimin e monedhave të mëdha prej bakri.

Palmstruch mori autorizimin nga Carl X Gustav për të krijuar Bankën e Stokholmit (1657), kasafortat e së cilës ai do t’i përdorte për të ruajtur këto monedha (pllaka) metalike. Marrëveshja ishte e thjeshtë: banka e mbajti monedhën e rëndë dhe i dha depozituesit një dëshmi si dëftesë. Në këmbim të këtyre monedhave, banka kalkulonte një komision. Komisioni ishte shumë i mirë pasi shërbimi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe i veçantë.

Këto monedha – pllaka bakri, kishin kohë që ishin jashtë qarkullimit duke qëndruar në kasafortat e Bankës së Stokholmit, ndaj Palmstruch erdhi me një ide të guximshme: t’u jepte hua kompanive, fisnikëve, madje edhe vetë kurorës mbretërore, për të siguruar fonde në këmbim të interesit (kamatës).

Biznesi bankar ishte jashtëzakonisht fitimprurës për disa vite deri në vdekjen e Carl X Gustav. Pas vdekjes së monarkut (1660), u vendos që të prodhohej një monedhë e re. Por monedhat – pllakat e reja të bakrit – ishin më pak të vlefshme se ato të vjetrat.

Kjo ishte arsyeja pse kursimtarët e Stokholmit u dyndën në bankë për të marrë monedhat e tyre të vjetra. Natyrisht, nuk kishte mjaft monedha – pllaka, pasi Palmstruch u dha hua shumë monedha klientëve tjerë, por bankieri gjeti një zgjidhje për të dalë nga kjo krizë e re: ndau emetimin e kartëmonedhave-certifikata nga monedhat e bakrit dhe i dha si garantues Bankën e Stokholmit.

Kështu, lindi e ashtuquajturi “Kredia në Shalë”, kartëmonedhat e para në bankat europiane, të cilat mund të këmbeheshin në çdo kohë me metale të çmuara. Ai ishte shumë i suksesshëm, por banka filloi të merrte hua më shumë se sa mund të paguante dhe të printonte shumë certifikata pa kolateralin e nevojshëm, gjë që çoi në rënien e bankës.

Kriza e shkaktuar në këtë mënyrë çoi në mbylljen e Bankës së Stokholmit në 1667 dhe bankieri letonez u dënua me vdekje.

Për fat të tij, autoritetet suedeze ia ndryshuan dënimin me vdekje në disa vite burg. Puna e Palmstruch-it, megjithatë, nuk ishte e kotë. Parlamenti suedez e kuptoi nevojën për një bankë kombëtare, kështu që disa muaj më vonë lindi Riks Bank (1668), banka e parë Qendrore në histori që ishte ekskluzivisht përgjegjëse për emetimin e kartëmonedhave, paraardhëse e Bankës së Anglisë (1694).

Palmstruch arriti të dilte nga burgu në 1670 dhe priti të shihte punën e Riks Bank. Por vdiq disa muaj më vonë. /tesheshi.com/

Prev Post

Indi: Rrufeja blu që ka vrarë mijëra njerëz

Next Post

Uta Ibrahimi nuk ka të ndalur, paralajmëron ngjitjen në malin e pestë dhe të nëntë më të lartë në botë

post-bars

Leave a Comment