Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Punë me 1 arkë me peshk, 1 mijë € e 1 telefon”, Rovena Voda kërkon pushim të çështjes

“Punë me 1 arkë me peshk, 1 mijë € e 1 telefon”, Rovena Voda kërkon pushim të çështjes

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe kaluar për gjykim dosjen ndaj ish zv ministres së Brendshme Rovena Voda. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK ndaj ish zv ministres, ndaj të cilës rëndon akuza e ushtrimit te ndikimit të paligjshëm”. Gazetari Ermal Vija raporton se avokatët e ish.zv ministres kanë kërkuar pushimin e çështjes pasi Voda ka mohuar të jetë e përfshirë. Në rast se nuk pranohet pushimi i akuzave, vendim ky që do të merret më 2 mars, mbrojtja e saj do të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Ish zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme akuzohet për ndikim të paligjshëm. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Lexo edhe: “1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon për 1 vend pune në MB, lihet në arrest shtëpie Florida Beu

Voda, Hasani dhe Beu janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

HETIMET

Nga hetimet ka rezultuar, se ish-zv.ministria ka zhvilluar një takim me Florida Beun dhe Hasanin në ambientet e ministrisë së brendshme. Nga përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se, Beu i ka kërkuar ish-zv.ministres që ta punonjës pranë ministrisë së brendshme në postin e Juristet, por Voda nuk e ka marrë përsipër duke i garantuar vetëm një vend si specialiste.

Pas kësaj ish-zyrtarja ka telefonuar një person në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregullojë si specialiste. Po kështu gjatë përgjimeve është regjistruar një bisedë mes Majlindës dhe Floridën dhe sipas prokurorisë, rezulton se i kanë dhënë shumën prej 1 mijë euro zyrtares të futur në një zarf.

Në përgjimet telefonike ka rezultuar se, Florida i thotë Majlindës që më ngeli mendja se mos duheshin më shumë para, për të futur në një vend pune më të mirë. Një tjetër episod në dosjen e prokurorisë është momenti kur Hasani i thotë Florida Beut se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Nga vëzhgimet e në terren ka rezultuar se në 28 shkurt 2020, të tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë. Pas kësaj ajo ka telefonuar nënën dhe i ka thënë se me lekët që do i sjellë Gerti do i japë diçka Rovenës që ta ndjejë si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk. Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK Rovena ka marrë dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit.

/abcnews.al

Prev Post

Video drithëruese, Armando Broja pushton rrjetin, shijoni disa nga magjitë e tij me fanellën e Southampton

Next Post

“Kosova me pjesëmarrje të suksesshme në panairin EMITT 2022 në Turqi”

post-bars

Leave a Comment