Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë situatën rreth Ukrainës

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të diskutojnë situatën rreth Ukrainës

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel për të diskutuar rritjen e pranisë ushtarake të Aleancës në Evropën Lindore dhe Juglindore në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Rusisë dhe Perëndimit.

Takimi i shefave të departamenteve të mbrojtjes është planifikuar të mbahet më 16-17 shkurt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ministrat do të diskutojnë forcimin e pranisë ushtarake të Rusisë në kufirin me Ukrainën dhe veprimet e Aleancës në sfondin e tensionit në rritje.

Pas rritjes së tensionit me Rusinë gjatë muajve të fundit Aleanca e Atlantikut të Veriut ka forcuar praninë e saj ushtarake në vendet baltike në lindje: Estoni, Letoni, Lituani si dhe në Poloni.

Numri i personelit ushtarak të dislokuar si pjesë e katër grupeve shumëkombëshe (Prani Pararojë e Përmirësuar) në vendet baltike dhe Poloni është rritur brenda disa javëve nga 4 mijë në 5 mijë.

Prania ushtarake në këtë rajon është rritur me luftanijet dhe avionët e dislokuar nga Danimarka, Holanda, Spanja, ShBA dhe Britania e Madhe.

Përveç kësaj, në javët e fundit është shtuar numri i kontingjenteve ushtarake dhe avionëve luftarakë në Rumani dhe Bullgari. Njësitë ushtarake janë transferuar në këto vende nga SHBA-ja, Italia, Gjermania dhe Spanja. Në Rumani gjenden ende mbi 2.000 ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s.

Komanda e kontingjenteve ushtarake momentalisht është në duart e vendit dërgues. Pritet që në Mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të merret një vendim për futjen e këtyre njësive ushtarake nën ombrellën e NATO-s.

Prania e NATO-s në Evropën Lindore është planifikuar të jetë afatgjatë. Një njësi luftarake është parashikuar të vendoset në Rumani. Gjithashtu, është duke u vlerësuar vendimi për të pasur njësi luftarake në pjesë të tjera të Evropës Juglindore./TRT

Prev Post

Shqipëria turistike në një video!

Next Post

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të Rusisë për tërheqjen e trupave afër Ukrainës

post-bars

Leave a Comment