Jeni i shqetësuar se mund të dalin emra ministrash? Rama flet për inceneratorët: Përgjegjësia është individuale! Kush ka ngjyer gishtin, të marrë ndëshkimin e merituar
Kryeministri Edi Rama në intervistën për VOA pas takimit me Antony Blinken, është pyetur edhe për çështjen e inceneratorëve, për të cilët SPAK ka nisur një hetim. Ai tha se inceneratorët janë në të mirë të komunitetit, por do të jetë SPAK ai që do të hedhë dritë mbi akuzat e bëra nga opozita.
I pyetur nëse është i shqetësuar se mund të dalin emra ministrash dhe ish-ministrash në hetimet e SPAK, Rama tha se përgjegjësia është individuale dhe nëse ka persona që kanë “ngjyer gishtin”, atëherë ata do të marrin dënimin e merituar.
Përse në Shqipëri disa veprime që dyshohen se janë bërë në shkelje me ligjin, nuk parandalohen? Shembulli i inceneratorëve, që dyshohet se ëhstë një nga aferat më të mëdha korruptive
Rama: Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit dhe komuniteteve, shëndetit dhe mjedisit, dhe paralelisht me të veprime të dyshuara individësh të caktuar që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale. Jemi në kushtet shumë komode ku SPAK po heton dhe i takon atyre të evidentojnë faktet bazuar në prova dhe jo llafe e spekullime. Nuk shoh asnjë lloj shqetësimi për të vërtetën, pasi përderisa po hetohet, e vërteta do dalë në fund. Unë mbetem i të njëjtit mendim se ato janë të dobishme për komunitetin. Shkeljet do t’i verifikojë prokuroria. Gjithçka thuhet, kalon në filtrin e një organi të specializuar.
Jeni i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish-ministra dhe të arrestohen?
Rama: Nuk jam i shqetësuar se mund të dlain ministra apo ish-ministra, pasi për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi. Kur unë e kam thënë që ajo reformë bëhet për një drejtësi as të majtë e as të djathtë, dhe nga ana tjetër përgjegjësia është individuale. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin kur i thonë fjalës, në një proces që shtë bërë për t’i shërbyer vendit dhe komuniteteve, sigurisht që dfuhet të marrin ndëshkimin e merituar pasi e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që ëhstë këtu për shqiptarët dhe jo për xhepin e vet./newsbomb.al