Astronomët turq zbuluan dy planete në hapësirë
Me këtë zbulim numri i planeteve të zbuluara në hapësirë përreth sistemit binar të yjeve është rritur në 22
Ankara
SELMA KASAP
Hulumtuesit e Departamentit të Shkencave të Astronomisë dhe Hapësirës pranë Universitetit të Ankarasë, zbuluan dy planete në sistemin binar të yjeve Kepler-451, në një largësi prej 1.336 vite dritë prej Tokës.
Zbulimi i zhvilluar nga shefi i Departamentit të Shkencave të Astronomisë dhe Hapësirës pranë Fakultetit të Shkencave në Universitetin e Ankarasë, prof. dr. Selim Osman Selam, bashkë me akademikët Ekrem Murat Esmer dhe doç. dr. Özgür Baştürk nga i njëjti departament së bashku me dr. Sinan Aliş nga Departamentit të Shkencave të Astronomisë dhe Hapësirës pranë Universitetit të Stambollit dhe i cili është publikuar në një revistë me renome ndërkombëtare, hyri në historinë e shkencës si zbulimi i dytë planetar me origjinë nga Turqia.
Prof. dr. Selim Osman Selam, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se për këtë zbulim janë përdor dy teleskopë me diametër prej 80 dhe 60 centimetra në universitetet e Ankarasë dhe Stambollit, duke shtuar se kanë përdor edhe vëzhgimet e bëra nga teleskopët hapësinorë Kepler dhe TESS.
“Me këto vëzhgime, përveç një planeti të zbuluar më parë në sistemin Kepler-451, zbuluam ekzistencën e dy planeteve tjera gjigante në madhësinë e Jupiterit”, tha ai.
“Për herë të parë nga Turqia zbulohet planet përreth sistemit binar të yjeve”
Selam thekson se është vështirë të zbulohet planet në sistemin binar të yjeve. “Nëse shikojmë literaturën botërore, për herë të parë nga Turqia zbulohet planet përreth sistemit binar të yjeve. Gjithashtu edhe zbulimi i parë i planetit nga Turqia i përkiste Universitetit të Ankarasë, kështu që edhe zbulimi i dytë u bë poashtu nga Universiteti i Ankarasë”, u shpreh Selam.
Me këtë zbulim numri i planeteve të zbuluara në hapësirë përreth sistemit binar të yjeve është rritur në 22.
Selam zbulon se njëri prej planeteve është një e gjysmë herë më i madh se masa e Jupiterit ndërsa planeti tjetër rreth 2 herë.
“Meqenëse janë planetë gjigantë me gaz, nuk ka mundësi jete në këto planete. Ne gjithashtu llogaritëm kohën e orbitës”, tha ai duke treguar se njëri planet një vit e plotëson brenda 43 ditëve, kurse tjetri në 1.800 ditë.
Hulumtimi është mbështetur nga projekti i titulluar “Zbulimi i ekzoplanetit me metodën e kohës” i zbatuar nën koordinimin e TÜBITAK-ut nga ana e doç. dr. Özgür Baştürk ndërkohë është edhe në kuadër të tezës së doktoraturës së akademikut Ekrem Murat Esmer.
Zbulimi u publikua në një nga revistat më me renome “Monthly Notices of the Royal Astronomical Society”, ndërsa u botua nga Oxford University Press.
Planetet e reja u emëruan sipas rregullave
Prof. dr. Selim Osman Selam tha planetetve reja të zbuluar në sistemin binar Kepler-451 janë emëruar sipas rregullave ndërkombëtare të emërimit, “Kepler451b”, “Kepler451c” dhe “Kepler451d” ndërsa kanë marrë vendin e tyre në katalogun e përbashkët të ekzoplaneteve, exoplanet.eu.
Artikulli rreth zbulimit të astronomëve turq mund të gjendet në ueb-faqet “DOI: https://doi.org/10.1093/mnras/stac357” dhe “arXiv:https://arxiv.org/abs/2202.02118”.