Shko në fillim

LiveRadio Kontakt

“Agjenti 007” i Enver Hoxhës që shtiu në duar sekretet e NATO-s

Në gusht të vitit 1949, në aeroportin Çiampino të Romës mbërriti një pjesë e stafit të ambasadës shqiptare në Itali. Mes të tjerëve, bashkë me të shoqen dhe vajzat e mitura, zbriti edhe Sekretari i Dytë i Ambasadës, Shemsi Beqir Aliaj.

Sipas stilit së organizimit të shteteve të bllokut komunist të Lindjes, i maskuar nën një detyrë diplomatike, Shemsi Aliaj, një oficer i sektorit të zbulimit të ushtrisë, ishte ngarkuar të drejtonte agjenturën shqiptare në Itali.

Emërimi ishte firmosur në kohë të vështira. I sapondarë nga Jugosllavët, të cilët do ti konceptonte me tmerr deri në fund të jetës, i troshitur nga zhvillimet e Luftës Civile në Greqi, dhe për më keq i vënë në shënjestër nga amerikanët dhe britanikët për ta rrëzuar nga pushteti, duket Enver Hoxhës i ishte mbushur mendja se, nëse Shqipëria do të sulmohej, atëherë e keqja do të vinte, ose nga kufiri me Greqinë, ku ndërkohë ishin shënuar edhe disa incidente, ose sërish nga brigjet italiane, si në vitin, jo shumë të largët, 1939.

Kjo ishte situata që kishte ngjizur idenë e dërgimit të një agjenti të zot në Itali.

Urdhri i Enver Hoxhës ishte gati ultimativ. Në Itali, zbuluesi shqiptar duhet investohej dhe të lëvizte të gjithë gurët për të pasur vetëm një rezultat: Të arrinte me doemos të lajmëronte, të paktën 24 orë përpara, nisjen e ndonjë invazioni ushtarak pushtues nga brigjet italiane.

Pikërisht nga këto frikëra të Enver Hoxhës nisi edhe aventura gati e panjohur, por edhe krejt e pabesueshme e Shemsi Aliajt në Itali. I konsideruar nga njohësit dhe kolegët si “Riçard Sorge” shqiptar, ai vërtetohet të ketë qenë një nga mjeshtrat më të mëdhenj të rekrutimit të bashkëpunëtorëve. Herë me ndihmën e avujve të alkoolit, herë duke paguar të holla për informatat dhe herë duke ju ndenjur pranë femrave nga më të famshmet e kohës, llogaritet se në Itali, në pak vite, ai arriti të kishte përmbi 15 informatorë potencialë, të rekrutuar kryesisht në radhët e ushtrisë, por edhe të policisë italiane./infoshqip.com

Prev Post

52 vjetori i Universitetit të Prishtinës

Next Post

“Mesiq sjell detaje interesante për shqiptarët, befason me parashikimin për Ukrainën”

post-bars

Leave a Comment