Video-Burri nga Jemeni theu rekordin Guinness për vendosjen e katër vezëve mbi njëra-tjetrën
Një burrë nga Jemeni theu rekordin e tij botëror Guinness kur arriti të vendoste katër vezë njëra mbi tjetrën pa u rrëzuar.
Sipas medieve të huaja Mohammed Muqbel, i cili për herë të parë theu rekordin kur vendosi tre vezë, tani ka thyer rekordin e tij gjatë një përpjekjeje në Stamboll, Turqi, ku arriti të grumbullonte katër vezë në një kullë.
Muqbel tha se truku ishte më i vështirë se sa duket.
“Shumë persona në mbarë botën nuk arrijnë ta kuptojnë punën e vështirë të lidhur me balancimin”, i tha ai Guiness World Records.
Ai tha se balancimi kërkon “durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme”.