LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Mbi 60 milionë dollarë investime, zbulohen kriptomonedhat e preferuara të shqiptarëve

Mbi 60 milionë dollarë investime, zbulohen kriptomonedhat e preferuara të shqiptarëve

Në Shqipëri tregu i kriptovalutave po zgjerohet dhe investimet në to po njohin rritje.

Referuar të dhënave të algoritmit “Chainalysis” aktualisht numërohen më shumës e 28500 portofole, që përkthehet në rreth 1% të popullsisë, të cilët kanë investuar rreth 62 milionë dollarë.

“60% e shqiptarëve momentalisht kanë investuar në Ethereum, që është kriptomonedha e dytë më popullore”, thotë Eni Shtini, ekspert për kriptomonedhat.

“Më pas, 10% ka investuar në Bitcoin, ndërsa 30% në kriptomonedha të tjera”.

Në raport me vendet e Rajonit, Shqipëria ka një nivel mesatar portofolesh investimi në kriptovaluta.

Serbia është vendi me numrin më të lartë me gati 152 mijë investitorë, ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 45 mijë, ndërsa në vendin e fundit klasifikohet Mali i Zi.

Po në cilën prej morisë së madhe të monedhave digjitale ka më shumë siguri për të investuar?

“Investimi më i sigurt pa dyshim është në Bitcoin.

Kemi mbi 50 kompani sot që kanë investuar vetëm në Bitcoin, jo kriptomonedha të tjera”, thotë Shtini.

Aktorë nga tregu virtual i parasë tregojnë se kriptovalutat mbartin riskun për luhatje mjaft të madhe, edhe ditore, me ulje-ngritje që shpeshherë janë edhe dyshifrore në harkun e disa orëve, duke i bërë kështu paratë digjitale jo të favorshme si mjet i përditshëm transaksionesh./A2 CNN

Prev Post

Paralajmërimi i fortë i ministrit britanik: Mund të hidhen bòmbat brenda minutave nëse…

Next Post

Organizonin lojëra të kundraligjshme, 4 persona të arrestuar në Tiranë

post-bars

Leave a Comment