Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjermani – Reagim kundër një detyre shtëpie me përmbajtje raciste kundër turqve

Gjermani – Reagim kundër një detyre shtëpie me përmbajtje raciste kundër turqve

Turqit rezidentë në Siegburg, qytet në shtetin gjerman të Renanisë Veriore-Vestfalisë, reaguan kur mësuesi i filozofisë në një shkollë të mesme u dha nxënësve një detyrë shtëpie “me shprehje raciste dhe paragjykuese kundër turqve”.

Mësuesi i filozofisë në Gjimnazin “Alleestrasse” të qytetit të Siegburgut u kërkoi nxënësve të diskutonin dhe vlerësonin çështjen “se si një baba turk rezident në Gjermani e marton vajzën e tij me një të afërm për të marrë një leje qëndrimi”.

https://www.youtube.com/watch?v=CAv4bMecI68

Federata e Shoqatave të Prindërve Turq të Renanisë Veriore-Vestfalisë (FOTEV) i dërgoi një letër të hapur ministres lokale të Arsimit, Yvonne Gebauer, në të cilën deklaroi se është e papranueshme që një detyrë shtëpie e tillë, plot paragjykime dhe stereotipa ekstreme, t’iu jepet nxënësve të shkollës në fjalë dhe kërkoi nga Ministria një përgjigje sqaruese me shkrim për këtë çështje.

“Për fat të keq, jo vetëm ne, por edhe shumë prindër me origjinë turke nga shtetet e tjera, janë habitur nga një detyrë e tillë plot me paragjykime dhe stereotipa ekstreme, që një mësues i Gjimnazit «Alleestrassee» të Siegburgut ua ka paraqitur nxënësve për t’iu përgjigjur me shkrim. Në këtë rast kërkohet të theksohet se familja turke në fjalë jo vetëm që e marton vajzën pa pëlqimin e saj, por në të njëjtën kohë manipulon procedurën për të siguruar përfitime shoqërore në mënyrë të paligjshme; pra, se është «parazit». Kjo lloj metode edukimi ushqen fjalorin e populistëve në përgjithësi dhe ekstremit të djathtë në veçanti, si dhe ndihmon që paragjykime të tilla stereotipike të nguliten në mendjet e studentëve dhe të ndërlidhen me të gjitha familjet me origjinë turke”, thuhet mes të tjerash në letrën që mban firmën e presidentes së FOTEV-it, Aysun Aydemir dhe zëvendësit të saj, Ali Sak.

Vlen të kujtojmë se një 17-vjeçare me origjinë turke ra viktimë e sulmi racist në një stacion tramvaji në Berlin javën e kaluar.

Prev Post

Kryetari i Bashkisë së Pukës bën deklaratën e fortë: Ka kryetar bashkish që hanë e pinë me trafikantë, duhet…

Next Post

Cristiano Ronaldo blen pikturën e artistit shqiptar

post-bars

Leave a Comment