Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 G7 paralajmëron Rusinë me pasoja “të mëdha” ekonomike

G7 paralajmëron Rusinë me pasoja “të mëdha” ekonomike

Ministrat e financave të grupit G7 paralajmëruan Rusinë për pasoja “të mëdha” ekonomike, nëse vendos që ta pushtojë Ukrainën.

G7 po ashtu premtoi ndihmë për ekonominë ukrainase.

“Grumbullimi i vazhdueshëm ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës është shkak për shqetësim të madh. Ne, ministrat e financave të G7-ës, theksojmë gatishmërinë tonë për të reaguar menjëherë dhe në mënyrë të vendosur për të mbështetur ekonominë ukrainase”, u tha në deklaratën e përbashkët.

“Çdo agresion i mëtejmë nga Rusia ndaj Ukrainës do të pasohet me përgjigje të shpejtë, të koordinuar dhe të fuqishme”, thanë ministrat e G7-ës.“Ne jemi të përgatitur që bashkërisht të vendosim sanksione ekonomike dhe financiare, të cilat do të jenë masive dhe do të shkaktojnë pasoja të menjëhershme ndaj ekonomisë ruse”, u tha në deklaratë.Në G7 bëjnë pjesë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka grumbulluar 130,000 trupa përgjatë kufijve të Ukrainës dhe ka vendosur armatime të avancuara. Perëndimi thotë se grumbullimi mund të jetë përgatitje e Moskës për ta pushuar Ukrainën, por Kremlini mohon se ka plane të tilla./REL

Rruga Press

Prev Post

Egjipt, “Lugina e mumieve të arta” hedh dritë mbi historinë e lashtë

Next Post

Kryetari i Bashkisë së Pukës bën deklaratën e fortë: Ka kryetar bashkish që hanë e pinë me trafikantë, duhet…

post-bars

Leave a Comment