Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Cristiano Ronaldo blen pikturën e artistit shqiptar

Cristiano Ronaldo blen pikturën e artistit shqiptar

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka blerë pikturën e Agron Hotit.

Lajmi është bërë i ditur në media teksa Hoti është një artisti shqiptar që prej 20-vjetësh ushtron profesionin në Verona të Italisë.

Bëhet me dije se Hoti u largua nga Shqipëria në vitet ‘90, kohë e vështirë e sidomos për artistët.

“Si gjithë shqiptarët në kërkim të një jete më të mirë, të një jete me kuptim sepse atje kuptohet kishte humbur sensi në gjithçka sidomos për artistët ishte ndoshta pak më e ndjeshme ajo hapësira. Kështu që u nisëm u nisëm për të kërkuar fatin. Dikush e gjeti më mirë dikush e gjeti pak jo më mirë. Por unë kam pasur fatin që jam në vendin e artit pikërisht në Verona që është ndër qytete më të bukura në botë, jo vetëm në Itali. Duke filluar duke ëndërruar, duke punuar jashtë mase kam arritur në këtë pikë tani që ndjehem i lumtur”
Dy vite më parë, kur Ronaldo kishte shkuar në Verona me ekipin e Juventusit për një ndeshje të Seria A kishte blerë dhe pikturën që Hoti kishte bërë për të.

Artisti tregoi për Euronews Albania se nuk kishte mundur ta takonte Ronaldon për shkak të pandemisë. Çmimin e pikturës nuk e zbuloi.

360grade.al

Prev Post

Gjermani – Reagim kundër një detyre shtëpie me përmbajtje raciste kundër turqve

Next Post

Ambasada amerikane në Kosovë bën thirrje për vaksinim: Në këtë ditë të Shën Valentinit, tregohuni se jeni të kujdesshëm për familjet tuaja

post-bars

Leave a Comment