Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiçit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë!

Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiçit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë!

Në një debat televiziv, shkrimtarja serbe, Biljana Srbljanoviç, ia ka thënë në sy presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet ta njohë. Por, Vuçiç tha se mendon që në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Në emisionin e televizionit serb “TV Prva”, ku po diskutoheshin tema të rendësishme për Serbinë, ishte i ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në pyetjen nëse Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkrimtarja Srbljanoviç tha se “Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”.

“Atj ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, tha Srbljanoviç

Shkrimtares serbe presidenti Vuçiç iu përgjigj, duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president, kur mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiç.

Ai tha se “Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe marrëdhëniet tona të këqija”./balkanweb

Prev Post

Komanda italiane,  që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar/ ‘ Flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali

Next Post

Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Sot Biden telefonon Putin

post-bars

Leave a Comment