LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi kundër tre serbëve

Një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës ngre padi kundër tre serbëve

Shoqata për Krimet e Luftës, “Gjakova 98-99”, ka dorëzuar në Departamentin për Krime Lufte në Policinë e Kosovës, 80 kallëzime penale që, sipas saj, lidhen me krimet e luftës të kryera nga forcat policore e ushtarake serbe në periudhën e luftës së fundit.

Drejtuesja e shoqatës, Shkëndije Hoda, ka deklaruar se deri më tani janë dorëzuar 80 kallëzime penale. “Faktikisht sot është kontingjenti i 15-të që është dorëzuar. Shoqata për  krime lufte “Gjakova 98-99”, e cila vazhdon te sjell dosjet, kësaj here kemi sjell 80 lëndë dhe 80 kallëzime penale që kanë të bëjnë me vrasje, tortura dhe dëme materiale të shkaktuara gjatë luftë”, ka deklaruar Hoda.

Hoda deklaroi se një viktimë e dhunës seksuale ka dorëzuar padi kundër tre serbëve, të cilët i ka identifikuar nëpërmjet shoqatës.

“Është një prioritet për shoqatën, por është edhe një shtyrje për gratë e tjera që përmes shoqatës tonë munden me paditë, se sot nëpërmjet shoqatës tonë kemi edhe një padi, një viktimë e dhunës seksuale e cila ka ngre kallëzim penale ndaj  tre kriminelëve të cilët i ka njohur dhe i ka identifikuar në zyrën tonë”, ka deklaruar Hoda./ KultPlus.com

Prev Post

Tirana, 102 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Next Post

Komanda italiane,  që ia kishte frikën rebelimit, urdhëroi që në ceremoni të mos përdorej asnjë flamur shqiptar/ ‘ Flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali

post-bars

Leave a Comment