LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Jo më “Regjim hibrid”, Shqipëria bën hapa para në indeksin e demokracisë (Renditja)

Jo më “Regjim hibrid”, Shqipëria bën hapa para në indeksin e demokracisë (Renditja)

Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në indeksin botëror të demokracisë sipas The Economist.

Sipas raportit për vitin 2021, Shqipëria renditet në vendin e 68, nga 71 që ishte një vit më parë.

Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74), Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Shqpëria renditej më parë në grupin e vendeve me “demokraci hibride”, ndërsa sot cilësohet si vend me “demokraci me probleme”.

Prev Post

Karrocieri i vetëm i Prizrenit mban gjallë traditën shekullore

Next Post

Bazilika Paleokristiane e Elbasanit: Një monument i harruar pranë qendrës së qytetit

post-bars

Leave a Comment