LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria fiton 1 pozicion në renditjen e FIFA-s, ngjitet edhe Kosova, Argjentina parakalon Anglinë

Shqipëria fiton 1 pozicion në renditjen e FIFA-s, ngjitet edhe Kosova, Argjentina parakalon Anglinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s gjatë muajit janar, krahasur me dhjetorin. Shqipëria e mbylli vitin 2021 në vendin e 66-të, ndërsa në përditësimin e fundit të FIFA-s gjendet në vendin e 45-të.

Edhe pse nuk ka zhvilluar ndeshje në këtë periudhë, rol në këtë ngritje pati ecuria jo e mirë e Kongos në ndeshjet në Afrikë. Shqipëria e pati kulmin në muajin gusht 2015, teksa arriti e 22-ta në renditjen e FIFA-s.

Ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ka fituar 2 vende në renditjen e FIFA-s. Dardanët renditen të 109-ët, nga vendi 111-të që ishin më parë. Humbjet e Zelandës së Re kanë ndikuar që Kosova të ngjitet me dy pozicione.

Në vendin e parë mbetet Belgjika, e ndjekur nga Brazili. As vendi i tretë nuk ndryshon, teksa e mban Franca. Ndërsa Argjentina parakalon Anglinë në vendin e katërt. Italia mbetet e 6-ta, ngjitet një pozicion edhe Gjermania, tashmë është e 11-ta.

(BalkanWeb)

Prev Post

Historia e trishtë në qytetin shqiptar: Nusja vdiq ditën e dasmës, krushqve u dhanë komshien 15 vjeçare, rruga sot mban emrin e saj

Next Post

Kompania Meta po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga tregu evropian

post-bars

Leave a Comment