LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Britania heq të gjitha kufizimet e koronavirusit në 21 shkurt, Franca drejt eliminimit të Green Pass

Britania heq të gjitha kufizimet e koronavirusit në 21 shkurt, Franca drejt eliminimit të Green Pass

Boris Johnson planifikon të heqë të gjitha kufizimet e koronavirusit në Angli një muaj më herët. Kryeministri britanik deklaroi para deputetëve se në rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi më 21 shkurt do të hiqet edhe karantina për ata që rezultojnë pozitivë.

“Duke patur parasysh tendencat aktuale inkurajuese të të dhënave, unë pres që ne do të mund t’i japim fund kufizimeve të brendshme, përfshirë kërkesën për t’u izoluar nëse rezultoni pozitiv, një muaj më herët,” tha kryeministri para deputetëve.

Ministrat do të publikonin udhëzime të reja, tha Downing Street pas njoftimit të Johnson, duke shtuar se ishte e mundur që disa kufizime të udhëtimit mund të mbeten si; formularët e pasagjerëve dhe karantina për njerëzit e pa vaksinuar. Testet për Covid do të mbeten falas për momentin.

Ndërkaq në Francë, në fund të marsit dhe fillim të prillit, mund të ketë një situatë epidemiologjike që lejon eliminimin e pasaportës së vaksinimit, ekuivalente me Super Green Pass. Kështu deklaroi Alain Fischer, kryetar i Këshillit Drejtues për strategjinë e vaksinimit, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Çështjeve Sociale të Senatit, referuar të dhënave aktuale të situatës epidemiologjike dhe të shtruarve në spitale.

Ndërsa në Itali qeveria nuk përjashton mbajtjen e maskave në ambientet e brendshme edhe në prill. Mediat italiane raportojnë duke cituar burime qeveritare se kjo do të varet nga ecuria e tablosë epidemiologjike. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të përfundojë më 31 mars dhe supozohet se masat mbrojtëse do të përdoren edhe pas kësaj date.

Ndërkohë në SHBA këshilltari kryesor i Joe Biden tha se kufizimet e koronavirusit mund të përfundojnë së shpejti, por paralajmëroi se departamentet lokale të shëndetit mund të rifusin përkohësisht masat nëse zbulohen shpërthime në komunitet.

Guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, do të shpallë në orët në vijim heqjen e detyrimit për përdorimin e maskave dhe kërkesën e vaksinës për të hyrë në ambiente të mbyllura. Vendimi vjen në një kohë kur infeksionet që lidhen me variantin Omicron të Covid kanë filluar të bien ndjeshëm. Prej muajsh, Nju Jorku ka vendosur detyrimin për të mbajtur një maskë në ambiente të mbyllura dhe për të kontrolluar statusin e vaksinimit në hyrje të ambienteve. Nuk është e qartë nëse kërkesa për maskë do të mbetet në shkolla. Shtetet e tjera të udhëhequra nga demokratët, si New Jersey dhe Delaware, e kanë hequr tashmë atë për studentët./a2news.com

Prev Post

Suedia prodhon bateri nga druri

Next Post

Historia e trishtë në qytetin shqiptar: Nusja vdiq ditën e dasmës, krushqve u dhanë komshien 15 vjeçare, rruga sot mban emrin e saj

post-bars

Leave a Comment