LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 VIDEO/ Forcat Speciale të ushtrisë sfidojnë terrenin dhe borën, stërvitje e veçantë në Voskopojë

VIDEO/ Forcat Speciale të ushtrisë sfidojnë terrenin dhe borën, stërvitje e veçantë në Voskopojë

Në kushte të vështira të motit, temperatura të ftohta dhe dëborë, efektivë të Forcave Speciale janë trajtnuar për herë të parë vetëm me pajisjet e tyre personale, në Voskopojë të Korccës.
Kjo stërvitje në kushte të vështira, nën emërtimin “Selita 02” kishte si synim testimin e kapaciteteve larg venddislokimit të përhershëm.

Trupat elitë sfiduan terrenin malor dhe motin esktrem të Voskopojës dhe përveç veprimeve tashmë të zakonshme u praktikuan edhe taktikat speciale me ski. Kolonel Ajeta Jata, komandant i batalionit të Forcave Speciale shpjegon se:

“Forcat Speciale për herë të parë trajnohen në një terren të vështirë vetëm me pajimet e tyre personale duke iu përshtatur mjedisit. Forcat speciale dhe roli i tyre sa vjen e rritet. Këtë e shohim në të gjitha aktivitetet dhe dimensionet e Forcave Speciale dhe angazhimet që ata kanë sot në Botë. Edhe ne jemi në rrugë të mbarë, pasi dita-ditës po rrisim kapacitetet tona e synojmë që të krijojmë një Forcë Speciale që të jetë e aftë të kryejë detyra speciale me një spektër të plotë të luftimeve ».

Objektivat e stërvitjes janë zbulimi special, kalimi në prapavijat e kundërshtarit, goditje direkte, kërkim-shpëtimi, prita, kundërprita, gjurmimi e kundërgjurmimi./vizionplus.tv

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=982737782627294
Prev Post

Dom Lazër Shantoja, kleriku i parë martir shqiptar

Next Post

Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe

post-bars

Leave a Comment