LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 “Policia nuk kap kriminelët, por nxjerrë prindërit e mi nga banesa”, i riu me lot në sy: Babai im është lodhur për atë shtëpi

“Policia nuk kap kriminelët, por nxjerrë prindërit e mi nga banesa”, i riu me lot në sy: Babai im është lodhur për atë shtëpi

Në lagjen “5 Maj” është parashikuar prishja e disa shtëpive të tjera. IKMT dhe policia ka shkuar që në orët e para të mëngjesit në këtë zonë, ndërsa ka nisur procesin e shembjes. Banorët kanë kundërshtuar të dalin nga banesat e tyre, por janë nxjerrë me dhunë dhe forcë nga policia.

Ndërkohë Valtrin Hoxha, djali i Alti Hoxhës, banesa e të cilit po shembet nga IMT, përmes mediave u shpreh se prindërit e tij janë munduar për atë shtëpi që po u prishet, ndërsa theksoi se policia nuk arreston kriminelët, por nxjerrë me dhunë prindërit e tij të cilët kanë punuar 30 vite për të ndërtuar atë shtëpi që po u prishet nga Bashkia Tiranë me në krye Erion Veliajn.

I riu:

Ka filluar babi im me dy dhoma të vogla, kur ka ardhur. 30 vjet lodhet për të ndërtuar atë shtëpi. Nuk di se çfarë të them nuk është e drejtë, por prap se u bë. Na thonë zbrit poshtë, nuk ekziston më shtëpia ime. Ka ende familjarë. Babi mami dhe motra ime jetojmë aty. Nuk jemi pa njerëz, kemi ku të shkojmë por kjo nuk do të thotë se duhet të na nxjerrin nga shtëpia. Nuk kemi rënë dakord. Forcat Speciale që duhet të kapin kriminelë po nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia.

Menjëherë pas deklaratës, i riu ka kërkuar të futet në shtëpinë e tij për të parë babain pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por policia nuk e ka lejuar, madje e kanë prangosur dhe e kanë shoqëruar në komisariat./joq-albania.com

Prev Post

Scholz: Qëllimi i përbashkët i Gjermanisë, Francës dhe Polonisë është parandalimi i luftës në Evropë

Next Post

Avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës

post-bars

Leave a Comment