LOADING...

Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kina kritikon marrëveshjen e shitjes së armëve të SHBA-së me Tajvanin

Kina kritikon marrëveshjen e shitjes së armëve të SHBA-së me Tajvanin

Të hënën, SHBA miratoi një shitje të re 100 milionë dollarëshe të pajisjeve dhe shërbimeve për Tajvanin që synon përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore raketore të përdorura nga vendi ishullor i vetëqeverisur

Stamboll

Kina ka kritikuar shitjen e armëve amerikane në Tajvan, duke theksuar se do të marrë masa për të mbrojtur integritetin territorial të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria Çlirimtare e Popullit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, për të penguar ndërhyrjen e jashtme dhe përpjekjet secesioniste dhe për të promovuar ribashkimin”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kinës.

Të hënën, SHBA miratoi një shitje të re 100 milionë dollarëshe të pajisjeve dhe shërbimeve për Tajvanin që synon përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore raketore të përdorura nga vendi ishullor i vetëqeverisur.

Sipas Agjencisë së Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes së SHBA-së (DSCA), marrëveshja do të përfshijë “mbështetje të shërbimeve inxhinieri, të dizajnuara për të mbështetur, mirëmbajtur dhe përmirësuar” sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot të vendit ishullor.

“Shitja e propozuar do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së pranuesit (Tajvanit) dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak, ekonomisë dhe progresit në rajon”, thuhet në njoftimin e DSCA-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Wu Qian, tha se “ka vetëm një Kinë në botë dhe Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës”.

“E ardhmja e Tajvanit është në ribashkimin kombëtar dhe siguria e Tajvanit varet nga përpjekjet e përbashkëta të bashkatdhetarëve në të dy anët e ngushticës sipas nën parimit ‘një-Kinë’, jo nga shitja e armëve amerikane në Tajvan”, tha Qian.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijan, nga ana e tij, në një konferencë për media tha se shitja e armëve nga SHBA-ja në “rajonin e Tajvanit të Kinës shkel në mënyrë serioze parimin ‘një-Kinë’ dhe përcaktimet e tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA”.

“Ajo minon rëndë sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës, si dhe dëmton rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe paqen e stabilitetin në ngushticën e Tajvanit. Kina e kundërshton me vendosmëri dhe e dënon fuqishëm këtë”, tha Lijan.

Kjo është shitja e dytë ushtarake nga SHBA në Tajvan që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në muajin janar.

Kina pretendon se Tajvani, një komb ishull me rreth 24 milionë banorësh, është një provincë e shkëputur, ndërsa Tajvani nga ana tjetër këmbëngulë për pavarësi që nga viti 1949 dhe ka marrëdhënie diplomatike me të paktën 15 vende./mediakontakt.al

Prev Post

Avokati i Thaçit: Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia e Kosovës

Next Post

Paralajmëron pulmologu kosovar: Një shishë është sa 150 cigare, ato janë kancerogjene

post-bars

Leave a Comment